Fermani është rrugës, as Dumani nuk i shpëton dot…

Nga Adriana KALAJA

Si vjen jeta…..

Ata, shërbëtoret e pushtetit që sot sulmojnë Arben Ahmetajn, na sulmonin ne të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, dje, kur e kallëzonim e plot që 6 herë e dërguam në SPAK, ndërkohë që mbante postin e Zëvëndës Kryeministrit e atë të Ministrit.

Krenare që ndryshe nga Aleanca e Qelbësirave, jam kundra regjimit dhe jo kundra atyre që sulmojnë e përballen me regjimin.

Ahmetaj tha shumë.

Aq shumë sa, sot SPAK e GJKKO nuk do mund të kishte kohë e letër A4 të firmoste fletë arrestet ndaj zyrtarëve të lartë të korruptuar e kriminalizuar.

Gjithsesi, as Dumani e Dumanët e as Zoti lart, nuk i shpëton e amniston dot.

Gongu RA më 5 nëntor 2024.

Burimi i financimit të krimit kundra Demokracisë, Pluralizmit e Shqipërisë, u mbyll.

Fermani është rrugës.

Edhe Shqipëria ka disa patriotë që nuk dorëzohen para mafies, krimit e së keqes.

E lumtur që kam zgjedhur të jem një prej tyre.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Qëllimi i Ramës është përdorimi i policisë në zgjedhje, prandaj ndryshoi ministër dhe drejtor!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në deklaratën për media u shpreh se qëllimi i …