Vera 33 mijë euro që Rama konsumon me Agasin e krimit të organizuar kushton sa 420 pensione

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një akuzë të fortë në intervistën e djeshme ndaj kryeministrit Edi Rama kopshtit të tij të luleve në kryeministri. Ahmetaj theksoi se në këtë kopshtin e tij të luleve, Rama pi një lloj vere me një çmim prej 33 mijë e 600 dollarë, bashkë me koordinatorët e krimit.

“Një ngacmim për të lidhur kopshtin e Edenit me Onkologjikun. Vuajtjen e qytetarëve me kopshtin e Edenit me peshqit e kuq si avatari dhe in betëeen dhoma e luleve ku pihet kjo lloj vere me kordinatorin e krimit,” tha Ahmetaj.

Vera që Rama konsumon në vendin e tij të qetësisë në kryeministri është nga kantina ‘Domaine de la Romanée-Conti’. Kjo kantinë verë në rajonin e Burgonjës në Francë është një nga verërat më të famshme dhe më prestigjoze në botë.

Një shishe verë që Rama konsumon me koordinatorin e tij tek krimi i organizuar Ergys Agasi nuk kushton pak, por po aq sa paguhen 420 pensionistë në fshat.

About Krye Redaktor

Check Also

Paloka: PS po zvarritet çdo ditë, Edvini po bëhet copë ta mbajë në këmbë artificialisht

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një postim në Facebook, ironizoi …