Berisha: Në 8 vitet e Ramës në pushtet u shënua një rekord i zi botëror për rënien e nivelit të arsimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në shpalosjen e Programin të Qeverisjes 2025-2029 për Arsimin dhe Shkencën, u shpreh se gjatë qeverisjes 2005-2013, Arsimit në vend njohu vetëm rritje vertikale.

Berisha deklaroi se, me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, brenda 8 vitesh, arsimi ra në nivele të frikshme duke shënuar një rekord të zi, botëror, rekord të turpshëm për rënien e nivelit të arsimit.

“Së pari, ju përshëndes përzemërsisht të gjithëve ju, mësuesit, mësuesve, pedagogëve, profesorëve, studentëve të pranishëm në këtë takim në të cilin shpaloset para jush vizioni dhe programi i PD për arsimin me qëllimin që ky projekt, ky vizion të shqyrtohet nga ju, të vlerësohet nga ju dhe të plotësohet në të gjithë spektrin e tij me sugjerimet dhe mendimet, në mënyrë që vërtetë ky program të jetë një program, një transformim të thellë të sistemit arsimor.

Sistemi arsimor në Shqipëri, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës është pothuaj në agoni. Ky sistem, i cili, fatmirësisht ka tashmë testet botërore që vlerësojnë sistemet e arsimit, pësoi në 8 vitet e Rilindjes rënien, rrokullisjen më të madhe në botë, dhe u kthye prapa 25-30 vite në testin PISA. Test, i pranuar universalisht si test më serioz, më i besueshëm për cilësinë e arsimit.

Arsimi në Shqipëri pësoi një rrokullisje në të gjitha nivelet e tij. Sigurisht që, asgjë më të vështirë për t’u arritur dhe më të rëndësishme se cilësia e arsimit nuk ka dhe Shqipëria duhet të bënte një punë të jashtëzakonshme për të garantuar një arsim cilësor për qytetarët e vet.

Por me të gjitha vështirësitë, më të gjithë trashëgimitë që kishim, mundësitë ishin reale për përmirësime të shpejta, cilësore për të ndjekur në të gjithë drejtimet, kohën dhe zhvillimet.

Nuk dua të ndalem në situatën e arsimit gjatë qeverisjes së PD, por disa momente janë të një rëndësie thelbësore.

U arrit që në testin e PISA të kemi ngjitje vertikale. Dhe ajo ngjitje mbajti gjersa dominuan vitet e kësaj që çdo gjë mund ta quash, por vetëm rilindje jo.

Sapo vitet e periudhës së qeverisjes së PD u ezauruan, në 8 vitet e tyre u shënua një rekord i zi botëror, rekord i turpshëm, rekord si në asnjë vend tjetër, as në luftë, as në paqe i rënies me 69 pikë në cilësinë e matematikës, që është shtyllë kryesore, e rënies katastrofale në vendin e dytë më të fundit në botë në mendimin kreativ.

Imagjinoje pra, se sa larg misionit të vet është arsimi ynë sot, në qoftë se ai ka për mision kryesor aftësimin e shqiptarëve për t’u përballur me të ardhmen e tyre, për të ndërtuar të ardhmen e tyre, për të ndërtuar realitetin e tyre.

Këto janë tregues, thashë që vijnë nga organizata kombëtare, por që janë të rëndësishëm. Por treguesit këtu brenda janë edhe më katastrofalë”, ushpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do të ndalohet me ligj veprimtaria e fondacionit Soros në Shqipëri si një rrezik i vërtetë kombëtar

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka paralajmëruar se me ardhjen e PD-së në pushtet, fondacioni …