Nga Konferenca e Kryetarëve, deputetja demokrate Ina Zhupa e cilësuar ligjvënie elektorale, Paketën e Maleve, të prezantuar më herët nga qeevria Rama.
Gjatë diskutimeve, Zhupa është shprehur se grantet e dhëna, janë grante elektorale, në këmbim të votës për PS.
Sipas ligjvënëses së PD, Kodi Zgjedhor ndalon shpërndarjen e granteve në kohë zgjedhore, teksa kërkoi nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ta heqë nga kalendari i Punimeve.
Ne jemi mbledhur me 20 Janar dhe Paketa e Maleve nuk ka rezultuar ne projekt-kalendar. Tani na del qe e paskan depozituar ne daten 10 Janar. Keni futur per ne seance plenare sepse po e perdorni Kuvendin si aset elektoral dhe po beni ligjvenie elektorale me qellim shperndarjen e favoreve dhe parase publike per te marr voten per Partine Socialiste.
Ju parashikoni te jepni grante per te marr vota. Kodi Zgjedhor e ndalon kete shperndarje grantesh ne kohe zgjedhore por ju nuk pyesni.
Nderkohe ligjet e ministrave tuaj i kaloni me korsine e shpejte, ndersa nismat e deputeteve kane me vite qe nuk shqyrtohen. Hiqeni urgjentisht nga kalendari sepse jeni ne shkelje te kodit zgjedhor.