Më pas, kryetari i PD-së mori pjesë tek shërbesa zyrtare e ceremonisë së varrimit të Fortlumturisë e Tij, Kryepeshkopit Anastas Janullatos mbajtur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, po zhvillohet ceremonia mortore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos të cilit sot i jepet lamtumira e fundit.
Besimtarë të shumtë kanë mbushur oborrin e katedrales, ndërkohë që brenda saj gjenden përfaqësues të klerit ortodoks nga brenda dhe jashtë vendit, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri etj.Në meshën e lamtumirës i pranishëm është edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i shoqëruar nga ministra të kabinetit të tij qeveritar si dhe Kryepeshkopi i Athinës.
©