Paralajmerimi i Berishes: Komisioni i së Vërtetës ose publikim një e nga një i 1 milion faqeve që kanë ardhur!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË FOLTOREN E KUVENDIT

Të nderuar deputetë, të nderuar deputete dhe të dashur qytetarë dhe qytetare!

Çështja që shtroi z.Sula këtu, është një çështje e një rëndësie themelore për shoqërinë shqiptare, sepse është faktuar në mënyrën më të pakundërshtueshme se telefonat e koduar janë telefonat e lidhjeve të tmerrshme të krimit, të qeveritarëve të banditëve njëri me tjetrin, dhe këta telefona kanë patur në duart e shqiptarëve, kanë qenë 15 mijë të tilla, nga 60 mijë në gjithë planetin.

Nga të cilët, nga këta 15 mijë, 8 mijë kanë qenë brenda në Shqipëri, në të cilët përqendrimin absolut kryesor me 73 të tillë e ka patur ndërtesa e Këshillit të Ministrave.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, nuk është Tik Tok-u rrugaçi që thotë ajetollahu i Tiranës, është Enchrochat-i krimineli, vrasësi, trafikanti, prandaj dhe krijimi i Komisionit të së Vërtetës në bazën e propozimit të z.Sula për të nxjerrë para shqiptarëve, veçanërisht tani, në prag të zgjedhjeve lidhjet e politikës me krimin është kusht i domosdoshëm.

Ka patur këtu me dy dhe tre, Damian se po flas unë, se ke patur dhe ti. Betohu që nuk kam pas! Mos u fsheh duke folur me atë tani. Pra, ka patur me dy dhe me tre Enchrochat-e. Absolutisht!

Ke patur ndonjë ti, apo jo? Se dhe kjo këtu mbrapa tani flet!

Pra, t’i lëmë këto, urdhëro të krijojmë Komisionin e të së Vërtetës, dhe kryeministri juaj ka patur tre të tillë, dy ose tre.

Harruat ju, se si e denoncoi bashkëjetuesja e McGonigal-it, që tha: nuk e lëshonte në orë të tëra në SKY/ECC me Edi Ramën? I harruat ju këto? Po këto janë të gjitha të dokumentuara!

Është më mirë t’i zbardhim vet, t’i nxjerrim vet!

Sepse, ju garantoj ju, se PD ato 1 milion faqe që kanë ardhur, në qoftë ju nuk pranoni Komisionin e të Vërtetës do t’i publikoj një e nga një. Do t’i publikoj një e nga! Do të bëjmë ne të vërtetën para shqiptarëve. Prandaj dhe, mos kini frikë, urdhëroni të votojmë Komisionin e së Vërtetës, të nxjerrim.

Çfarë thotë?

E përfundoj unë, por në radhë të parë të vendosim krijimin e Komisionit të së Vërtetës të përbërë nga deputetë të të dy krahëve, nga gazetarë, nga qytetarë, të bëjmë transparencën.

Ua kemi borxh qytetarëve!

Se është kollaj të marrësh pjesë në vrasje, është kollaj të burgosësh të tjerët.

About Redaksia

Check Also

Ahmetaj i tregon Batonit aferat e Ramës, ai e quan maskara

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka ndërhyrë live gjatë emisionit Çim Peka Live në SYRI TV, duke …