Sot është rikonfirmuar dorëheqja e të emëruarit te Presidentit amerikan, Joe Biden si Ndihmës sekretari i shtetit për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore, Donald Lu dhe Departamenti amerikan i Shtetit e ka nxjerë atë në pension duke pasur një barrë të rëndë dështimesh në karrierën e tij, pjesa më e madhe të cilave gjatv kohës që ishte ambasador në Shqipëri.
Shumë diplomatë karriere në Departamentin e Shtetit dhanë dorëheqjen javën e kaluar pasi iu kërkua të largoheshin nga administrata e ardhshme e Trump, raporton “The Washington Post”.
Ndihmësit e presidentit të sapozgjedhur Donald Trump u kanë thënë një numri veteranësh të Shërbimit të Jashtëm të SHBA-së, përfshirë ata që punojnë si nënsekretarë dhe në poste të tjera të nivelit të lartë, se ata nuk do të nevojiten më që nga momenti i inaugurimit të tij. Kjo listë përfshin John Bass, nënsekretarin në detyrë të Departamentit të Shtetit për çështjet politike. Donald Lu raportohet të jetë pjesë e kësaj liste si nënsekretar.
Kërkimi i zyrtarëve të lartë të largohen është standard në ndryshimin e gardës, megjithëse disa presidentë do të mbajnë diplomatë afatgjatë në postet e tyre derisa të zëvendësohen me të emëruar të tjerë.