Nga Redin HAFIZI
Përse o Ulsi Manja po kërkon që me nxitim t’ia kalosh edhe Toni Gogut në budallallëk? Përse o Ulsi nxiton të tregosh gogëzimin total dhe mban edhe një ofiq qeverrie. Përse o Ulsiii???!!!
Ti Ulsi the se kushtetuta vërtet i garanton të drejtën çdo shqiptari për të votuar, por sipas teje, këta shqiptarë duhet të plotësojnë edhe ca detyrime, pra të kenë një dokument identifikimi të shtetit Shqiptar. Po jo o Ulsi. Nuk ke të drejtë ndaj je ministër i padrejtësisë. Të drejtat e qytetarëve janë detyrime për ty dhe miqtë e tu, ndërkohë që detyrimet që përmend ti o idiot klasik nuk mund të kthehen në të drejtë për ty dhe miqtë e tu që të qeverrisni.
O Ulsi Manja, kushtetuta është dokumenti që dikton çdo lloj dokumenti ligjor apo burokratik. O Ulsi që je edhe ministrër padrejtësie, kushtetuta nuk është dokumenti ku burokratët e qeverrisë t’i tregojnë privilegjet qytetarëve, por është dokumenti që i jep të drejtën qytetarëve për t’i diktuar burokratëve në qeverri se çfarë duhet të bëjnë. O Ulsi ti je një idiot kur kushtëzon të drejtën kushtetuese me një proçedurë burokratike të gjëndjes civile. O Ulsi ti je kokrra e mashtruesit idiot kur kërkon se nëse shtetet ku jetojnë emigrantët përse nuk i lejon emigrantët që të votojnë me dokumentin Shqiptar.
Pra në mënyrë defininitive, ti o Ulsi idioti dhe fatkeqësisht ministër i padrejtësisë, nuk e di që çdo qytetar në vendin ku jeton duhet të jetë shtetas i atij vendi për të votuar dhe këtë e thotë kushtetuta e vendit ku emigranti Shqiptar jeton. Tani si përfundim o Ulsi Manja idiot me brirët që të duken me mijëra kilometra, kur një Shqiptar bëhet qytetar i vendit ku jeton, si minimum merr një dokument identifikimi dhe nuk e ka të vështirë pasi e ka pranë shtëpisë.
Tani o Ulsi idioti, a mund të më thuash, se përse një emigrant Shqiptar, që ka fituar statusin e qytetarit të vendit ku jeton, të kërkojë të votojë me dokument Shqiptar kur ka dokumentin e vendit ku jeton, apo thjesht se Ulsiu, ministër i padrejtësisë, nuk rri dot pa treguar nivelin e lartë të idiotësisë???!!! Këtu Ulsiu konkurron me Toni Gogun si i natyralizuar, pra gogëzuar.