Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim me drejtuesit politik, koordinatorët dhe kryetarët e degëve të PD-së, deklaroi se, protesta e 8 shkurtit ka synim votën e lirë.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Arben Ahmetaj i bëri autopsinë e vërtetë regjimit të Edi Ramës.
“E thirrëm këtë takim me ju më së pari për protestën e datës 8.
Protesta e datës 8 si çdo mosbindje e jona civile ka synim votën e lirë të qytetarëve shqiptarë.
Ju, 3 ditë më parë, dëgjuat një autopsi të vërtetë të këtij regjimi dhe personalisht të Edi Ramës nga zëvendësi i tij për 10 vite me radhë.
Në komb të qytetëruar, para një gjendje të tillë, kryeministri jep dorëheqjen sepse zëvendësi i tij faktoi që ai kryeson një organizatë kriminale, më të rrezikshmen që ka pasur Shiqpëria ndonjëherë, ose ndonjë vend tjetër.
Edi Rama, dhe për ne kjo është deklaruar në mënyrë të përsëritur, por kur pohohet nga ish-zëvendësi i tij, nuk ka shqiptar që të mos besojë dëshminë tronditëse, dëshminë më të rëndë të bërë ndonjëherë ndaj një kryeministri apo ndaj një qeverie, siç ishte dëshmia e Arben Ahmetajt në televizion dhe publik.
Edi Rama funksionon tërësisht dhe komplet si kreu i një organizate kriminale, i cili ka vjedhur dhe shpërdoruar me organizatën e tij miliarda euro shqiptarëve.
Në të gjitha aferat e mëdha të vendit është dora e zezë e tij.
Ishte shumë e veçantë, deklarata e Arben Ahmetajt, që është një hajdut pas tij numri 2 apo 3, firmosjen e inceneratorit të Tiranës, ia ka imponuar Edi Rama.
Me këtë kuptohet se pse Skrapi i partisë ngriti duart lart, megjithëse gjeti Erion Veliajn dhe të shoqen të zhytur në krim nga koka tek këmbët.
Arben Ahmetaj në dëshminë e tij, se ajo është dëshmi, nuk janë deklarata, janë dëshmi, pohoi se AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës.
Ne e kemi denoncuar me dhjetëra herë famozin Armand Frangu, por kur e denoncon zëvendëskryeministri, nuk ka njeri që të ketë më dyshimin më të vogël.
Ai deklaroi se urdhër arrestet u grisën sepse në atë aferë ishte e implikuar direkt Linda Rama. Ai Gerond Meçe flet për Lindën në përgjimin ambiental që është bërë. Ato u grisën dhe vazhdon drejtoresha e AKSHI-t e pacenuar, sikundër baxhanaku i Ramës dhe kunati i Lindës, vazhdojnë të fitojnë tendera.
Dhe të fitojnë me një shpenzim 70 mijë euro 4 a 5 milionë a sa kishin fituar. Natyrisht këto janë shuma që ndahen në familje. Ai është thjesht një vegël e familjes.
Edi Rama është po kaq i implikuar dhe më shumë në aferat e sterilizimit dhe të gjitha partneritetet publik privat në shëndetësi.
Afera më e madhe, më e tmerrshme e tij, është porti i Durrësit, ku pasi deklaroi se portin e ri do e ndërtojë privati, tani rezulton se portin do e ndërtojnë qytetarët shqiptarë me 1.3 miliardë euro. A mund ta imagjinoni?”, u shpreh Berisha.