Skandali 90 mln euro/Berisha: “Hakmarrja për Drejtësi” është nënkontraktorja e Hekurudhës

Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin e me drejtuesit politikë, koordinatorët dhe kryetarët e degëve, denoncoi projekligjin e sjellë sot në parlament, për një kredi në lidhje me ndërtimin e hekurudhës.

Berisha tha se, ligji ishte për një hua të re prej 90 milionë nga BERZH-i për hekurudhën, e cila ka për nënkontraktor Orik Shytin dhe Leart Shytin, pra është Hakmarrja për Drejtësi.

“Edi Rama po shkel çdo ditë ligjin zgjedhor. Në kundërshtim flagrant me ligjin vazhdojnë prokurimet publike të pandërprera.

U dorëzohen dhjetëra e qindra milionë bandave që t’i ndajnë me qeverinë.

Sot kishin sjellë ligjin në parlament. Çfarë ishte ligji?

Ligji ishte për një hua të re prej 90 milionë nga BERZH-i për hekurudhën, e cila ka për nënkontraktor Orik Shytin dhe Leart Shytin.

Ka Hakmarrjen për Drejtësi.

Në pamje është një italian, një kompani italiane, nënkontraktor është Hakmarrja për Drejtësi.

Është banda e Edi Ramës, direkt.

Është banda e Xibrakës.

Dhe parlamentit i sjellin sot ligjin që të votojnë një kredi 40 e ca milionë të BERZH-it dhe çmimi i përfundimit të hekurudhës, e cila duhej të kishte përfunduar me kohë dhe nuk është kurrkund, të dyfishohet. Të ndajë Edi Rama paratë me bandën.

Siç e dëgjuat për tunelin e Llogarasë.

Arben Ahmetaj ka bërë një dëshmi jashtëzakonisht të çmuar për çdo shqiptar.

Ishte në Turqi unë, me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, kur i kërkuan kompanisë turke ta merrte me 180 milionë euro, tunelin për të cilin oferta nga kompanitë ishte 130 milionë euro. Të fusin në xhep 50 milionë euro.

Dhe ai vazhdon sikur nuk ka ndodhur asgjë, vazhdon me moton, sa më shumë vjedhim, aq më shumë vota marrim”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Me urdhër të Ramës, rrogëtarët e Bashkisë u dyndën në dyert e GJKKO për të “protestuar” arrestimin e Erion Veliajt

Deklarata e koordinatorit të rajonit të Tiranës, Klevis Balliu: Me urdhër të kryebashkiakut zëvendësues Edi …