Lypsari i Erdogan, kujtohet se duhet bërë edhe ndonjë “punë” tjetër…

Nga Adriana KALAJA

ga mediat, përgjithësisht ato që paguhen nga inceneratorët inekzistentë dhe krimi i organizuar, u nxitua të jepet lajmi se, ai që i lutej Erdoganit për një Presidencë edhe më të madhe, qenkërkish kujtuar se kishte edhe një rol tjetër, përveç atij të noterit të instalimit të regjimit.

Më duhet të pranoj që në krye të herës, se qëllimi i gjithë kësaj nisme antiligjore është kapja edhe e asaj pjesëze shumë të vogël të Gjykatës AntiKushtetuese, që ka mbetur e pastër dhe stoike në mbrojtje të Kushtetutës.

Të asaj pjese të vogël që ka patur forcën e guximit dhe të arsyes morale që të votojë kundra 8 antishqiptarëve që nuk njohin integritet moral e profesional, por mbi të gjitha të mungesës së respektit për veten.

Dhe kjo është gjyqtarja Sonila Bejtja

Ndërkohë që pas debateve ligjore ishte tërhequr nga kjo tentativë antikushtetuese edhe vetë KED, sharlatani i emëruar Presedent, kujtohet se duhet marë edhe 1/9 e pa pushtuar dhs poshtëruar e kësaj gjykate, kjo në kundërshtim edhe me vetë Kuvendin e Shqipërisë.

E quaj fyerje të merem me nivelin mjeran dhe të ulët të këtij sharlatani, fatkeqësisht President i vendit, por qartësisht duket se kërkesa antikushtetuese e firmosur nga Presidenti AntiShqiptar, është shkruar nga brenda kësaj gjykate dhe se pengesa e vetme qoftë për konfliktin e interesit në shumë raste e qoftë me zgjedhjen e Kryetarit të ardhshëm të kësaj gjykate, është gjyqtare Sonila Bejtja.

Ndaj, duhet hequr me çdo kusht.

Dhe për këtë, nuk ka ngurim dhe dyshim, se hyn në rol kllouni i oborrit të Kryeministror, me petkun e Presidentit.

Për të mos hyrë në analizë juridike, se këtu sharlatani President është vite larg, për lehtësi të publikut, po paraqes vetëm dy monente të rëndësishme në këtë eshtë siç është:

  1. Pika 3 e Nenit 179 të Kushtetutës
  2. Dekretin e Presidentit Ilir Meta që lidhet me emërimin e Znj. Bejtja.

Më poshtë ju paraqes nenin 179 të Kushtetutës ku në pikën 3 është sqaruar në mënyrë shteruese ky ngërç.

Në këtë kuptim, ripërtëritja nënkupton 1 mandat që zëvendësohet në vitin 2025, dhe që lidhet me mandatin e Znj. Zaçaj dhe, një mandat që mbaron në vitin 2028 e që lidhet me Z. Beci.

Praaaaaaaaaa,

të gjithë të tjerët, përfshirë dhe Znj. Bejtja kanë mandat të plotë.

Nga ana tjetër, Ju ftoj të lexoni Dekretin e Presidentit Meta lidhur me mabdatin e Znj. Bejtja, si zëvëndëduese e Z. Muçi, të cilit i mbaronte mandati në vitin 2028.

Ja kaq e thjeshtë është.

Prandaj edhe Edvini i Kristaqit dhe vëllai i Olsit të Xibrakës zgjodhi një sharlatan që edhe ta lexojë Kushtetutën nuk është i aftë.

Se interpretim jo e jo.

Për të tjerat kujdeset i biri i Kristaqit dhe vëllai i Olsit të Xibrakës.

Sharlatani President na duhet vetëm të jetë noteri i tij.

Upssss se desh harrova.

Edhe të lypi ndonjë pallat presidencial Abi Erdogan.

 

About Redaksia

Check Also

Krisma nuk pati

Nga Lutfi DERVISHI Sipas Policisë së Shtetit, gjithçka ishte në rregull. Rendi publik nuk u …