CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Alba Kepi: Tirana është bërë kryeqendra e horrave që kanë marrë peng këtë qytet!

Gazetarja Alba Kepi tha gjatë fjalës së saj në protestën që po zhvillohet para bashkisë se, Tirana është bërë kryeqendra e hajdutëve, është bërë kryeqendra e horrave që kanë marrë peng këtë qytet.

“Unë dua ta nis sot me një datë të rëndësishme, pasi me 31 janar 1925 asambleja kushtuese e parlamentit shqiptar shpalli Tiranën kryeqytet të Shqipërisë. Në çdo vend të botës kjo datë do të festohej. Por Tirana sot është bërë kryeqendra e hajdutëve, është bërë landfilli i magaskandaleve, landfilli i 5D, landfilli i 5B. Është bërë kryeqendra e te gjithë horrave që kanë marrë peng këtë qytet e kanë dhunuar dhe struken aty brenda duke i vënë kyçin qytetarëve dhe duke ju vjedhur çdo ditë.

Bashkë duhet të bashkohemi që të rrezojmë këtë sistem, bashkinë dhe kryeministrinë dhe të mblidhemi për ti dhëne fund këtij regjimi antidemokratik.

Një fjalë e kam për ju që keni moshën e prindërve tanë. Ju nuk keni nevojë për lëmoshë. Duhet të shikoni këtë si lëmoshë për votën. Ju keni nevojë për dinjitet për respekt, mos e pranoni. Këta janë horra, mashtrojnë çdo ditë. Ti japim fund këtij mashtrimi e kësaj vjedhjeje e këtij megaskandali”, tha gazetarja Kepi.

About Redaksia

Check Also

Ndahet nga jeta Baba Hekuran Nikollari i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan

Baba Hekuran Nikollari i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, është ndarë nga jeta parakohe …