Berisha u ul në vendin e caktuar nga protokolli i Kishës Ortodokse! Rama përdori surrogatët e tij për të ndotur opinionin publik

Në një reagim ndaj disa insinuatave që janë përhapur pas ceremonisë për nderimin e Kryepeshkopit Anastas, Drejtori i Protokollit në Partinë Demokratike, Ledio Nuraj, ka dhënë një sqarim lidhur me pozicionimin e Kryetarit të Partisë, Prof. Dr. Sali Berisha, gjatë ngjarjes.

Ai ka akuzuar qeverinë dhe përfaqësuesit e saj për përpjekje të shpifura dhe deformim të së vërtetës, duke theksuar se këto fushata janë orkestruar për të manipuluar opinionin publik. Nuraj ka theksuar se Kryetari Berisha është ulur në vendin që i takon sipas protokollit të Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, duke pasur parasysh statusin e tij si ish-President dhe ish-Kryeministër.

Sqarim i Drejtorit te Protokollit ne PD, Ledio Nuraj

Gjatë ceremonisë madhështore të mbajtur në Katedralen Ortodokse “Lindja e Krishtit” në Tiranë, me rastin e përcjelljes së FortLumturisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas, ka pasur përpjekje të shëmtuara për të deformuar të vërtetën mbi vendosjen e personaliteteve në këtë ngjarje të rëndësishme.

Trillimi i zyrës së Ramës që në pamundësi për të shpifur vetë, në mënyrë të përsëritur, përdor gojët e ndyra të surrogatëve të tij për të qelbur e për të ndotur opinionin publik me mashtrime dhe shpifje. Këto shpifje të ulëta nuk i kurseu as në ditën që duhej të ishte e përkushtuar për nderimin e kujtimit dhe veprës së Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas.

Sa i përket pozicionimit, Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Prof.Dr. Sali Berisha, ai është ulur pikërisht në vendin e caktuar nga protokolli i Kishës Autoqefale Ortodokse, në përputhje me rregullat dhe traditën e kësaj ceremonie. Statusi i tij si ish-President dhe Ish Kryeministër i garanton atij një vend të nderuar në ngjarje të tilla, duke respektuar njëkohësisht protokollin e vetë Kishës  dhe përparësinë dhe rangun sipas  protokollit shtetëror.

Çdo insinuatë apo shpifje që synon të devijojë nga e vërteta është një përpjekje e ulët dhe e përcmuar për të manipuluar publikun dhe për të krijuar tension aty ku nuk ekziston.

Nuk është asgje tjetër vec trillim i mendjes së sëmurë dhe perverse të Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike prof. Dr. Sali Berisha në mbarim të ceremonisë së varrimit të FortLumturisë së Tij Kryepeshkopit Anastas,  pas largimit nga Katedralja ne një prononcim që pati për një media, nder te tjera shtoi se gjatë ceremonisë  tek fliste hajduti i ikonave përpara me shfaqeshin qindra ikona kishtare të trashëgimisë të jashtëzakonshme të Shqipërisë që shiteshin dhe trafikoheshin në treg të zi nga trafikanti Edi Rama”.

Prezenca e Kryetarit të Partisë Demokratike në këtë ceremoni ishte dhe mbetet përkushtimi për të nderuar  një figurë të shquar të besimit dhe përbashkimit shpirtëror, Kryebariun e  Kishes Autoqefale Ortodokse te Shqiperise Anastasios Janullatos qe me perkushtim hyjnor ngjalli Kishen nga shkrumbi i diktatures komuniste ne pavdeksi, dhe asnjë manovër propagandistike nuk mund ta zbehë këtë.

About Redaksia

Check Also

Prokurorin që hetoi dhe zbuloi fakte të rënda të krimit zgjedhor, e shkarkuan pa asnjë shkak!

Nga Ylli MANJANI Gentian Trenova ishte prokurori i Krimeve të Rënda që urdhëroi përgjimet e …