Kryeministri Edi Rama dhe numri dy i qeverisë së tij, Belinda Balluku vazhdojnë të tallen me shqiptarët.
Çmimi aktual që paguajnë familjet shqiptare për energjinë është 9.5 lekë të reja, pa TVSH apo 11.4 lekë me TVSH. Pra çmimi i energjisë elektrike ulet me 1 lekë, kështu familjet shqiptare do të paguajnë 10.2 lekë të reja me TVSH nga 11.4 lekë që ishte para 1 shkurtit.
Për të dëshmuar sa qesharake është kjo ulje e energjisë elektrike, mjafton të japim një shembull ku për një faturë e konsumatorit me vlerë rreth 40-50 mijë lekë të vjetra, ulja është rreth 4-5 mijë lekë të vjetra. Ndërsa përfituesi më i “madh i uljes” është konsumatori që harxhon rreth 700 kilovat, e përkthyer në faturë ulja maksimale shkon rreth 7 mijë lekë të vjetra.
Për një ulje të tillë, Edi Rama dhe qeveria e tij kanë propaganduar 3 muaj radhazi, ndërsa realiteti është krejt i kundërt pasi konsumatori shqiptar paguan çmimin më të shtrenjtë të energjisë në rajon.