Deputeti britanik i Partisë Konservatore, Andrew Rosindell i bën thirrje shqiparëve që në zgjedhjet e 11 majit të votojnë për PD dhe deklaron se nuk e njohin non grata-n për Berishën.
Rosindell i bëri thirrje votuesve shqiptarë të votojnë kësaj kundër kësaj ideologjie në zgjedhjet e 11 majit.
Rosindell foli edhe për marrëdhëniet me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndërsa tha se në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka evidence për shpalljen e tij non – grata.
“Duke qenë se nuk ka ndonjë provë ose ndonjë fakt të qartë se përse ka ndodhur shpallja non grata, atëherë nuk duhet të ekzistojë që ai person (Berisha) të jetë i kufizuar për të hyrë në Britaninë e Madhe. Partia Demokratike është parti motër e Partisë Konservatore dhe ne e mbështesim. Shpresojmë dhe besojmë fort që Partia Demokratike të rikthehet në pushtet”, tha Rosindell.
Këto deklarata britaniku Andrew Rosindell i bëri nga muzeu “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” ndërkohë që më pas, zhvilloi një takim me kryesinë e Partisë Demokratike në Shkodër për t’i dhënë mbështetje në zgjedhjet parlamentare te 11 majit.