Boçi: Prioriteti i PD fitorja e zgjedhjeve dhe përmbysja e organizatës kriminale të rilindjes  

Nënkryetari i Partisë Demokratike njëkohësisht drejtues politik për qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi, ka bërë thirrje për mobilizimin e të gjithë demokratëve dhe qytetarëve për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme, duke theksuar rëndësinë e përmbysjes së kreut të organizatës që është në pushtet.

Ai bëri këto komente gjatë një takimi me strukturat e PD Shkodër dhe grupseksionet e rajonit nr. 2, ku morën pjesë figura të partisë si deputetja Emilja Koliqi, Kryetarja e PD Shkodër, Eliona Shkreli, dhe anëtari i Kryesisë, Bardh Spahija.

Postimi

Mobilizimi i të gjithë demokratëve dhe qytetarëve për fitoren e zgjedhjeve e përmbysjen e kreut të organizatës

Në takim me strukturat e PD Shkodër të grupseksioneve të rajonit nr. 2 së bashku me deputeten znj. Emilja Koliqi, Kryetaren e PD Shkodër znj. Eliona Shkreli, anëtarin e Kryesisë së PD z. Bardh Spahija, koordinatorin për regjistrimin e votës së diasporës z. Tedi Kopliku.

Pjesmarrja e diasporës në 11 maj duhet konsideruar e një rëndësie të jashtëzakonshme për garantimin e rotacionit politik.

Evidentimi dhe regjistrimi i çdo emigranti, detyre themelore.

Protesta e 8 shkurtit duhet të jetë më e madhja e organizuar.

E gjithë Shqipëria në Tiranë kundër organizatës kriminale të rilindjes e pushtetit të korruptuar.

About Redaksia

Check Also

Tensionohet protesta para Kuvendit, policia tërheq zvarrë disa protestues

Situata është tensionuar gjatë protestës që po zhvillohet këtë të martë pranë Kuvendit të Shqipërisë, …