Drejtuesi i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi akuzon prokurorët e SPAK se, ku vjen fjala për përfitimet e Edi Ramës, mbyllin sytë dhe veshët.
Malltezi shkruan në një postimi në Facebook se, zekatin bamirësinë time për trajtim mjekësor të 3 fëmijëve autikë (që ju publikojnë edhe emrat si armiq të partisë) e quajnë përfitim të Sali Berishën, ndërsa për trajtimet e Edi Ramës nga burri i Alketa Vejsiut me 10,000 euro për 1 javë në hotelin detoks në Itali mbyllin sytë, veshët’.
Reagimi i Jamarbër Malltezit
Dyfytyrësia e prokurorëve politikë:
zekatin bamirësinë time për trajtim mjekësor të 3 fëmijëve autikë (që ju publikojnë edhe emrat si armiq të partisë) e quajnë përfitim të Sali Berishën, ndërsa për trajtimet e Edi Ramës nga burri i Alketa Vejsiut me 10,000 euro për 1 javë në hotelin detoks në Itali mbyllin sytë, veshët dhe hundët e kthehen në idiotë të dobishëm të kryehajdutit. Në këmbim të pagesave dhjetëra mijëra euroshe në hotele, edi rama i ka firmos dhjetëra leje ndërtimi më Tiranë dhe resorte në Dhërmi burrit të Alketa Vejsiut.
A ka përfitim direkt dhe kundërveprim mes njëri tjetrit, apo “xix se djeg”? Palaçot e fëmijëve tanë janë kthyer në butaforikë në nënshtrimin politik, pa cipë, pa shtyllë, paturp