Një ngjarje e rëndë tronditi Suedinë pasditen e kësaj të marte, 4 shkurt 2025. 10 të vdekur dhe rreth 15 të plagosur është bilanci i ngarjes së regjistruar në shkollën Risbergska në Orebro.
Gjithashtu, raportohet se është vrarë edhe autori i kësaj ngjarje. Ai ka qëlluar veten me një plumb në kokë, raportojnë mediat.
Edhe policia e Orebro ka thënë se një prej viktimave mund të jetë edhe autori. Autoritetet dyshojnë se kanë të bëjnë me më shumë se 1 autor që kanë përgatitur dhe ndihmuar për krimin e sotëm.
Policia është në procesin e identifikimit të të vdekurve dhe nuk po jep asnjë detaj për viktimat, thotë Roberto Eid Forest, shefi i qarkut të policisë në Örebro.
Autoritetet për momentin nuk mund të japin numrin e saktë të të lënduarve.
Sakaq, spitali në Örebro është në gjendje emergjence dhe të paktën katër persona i janë nënshtruar operacionit dhe gjendja e tyre është e qëndrueshme.