Trump jep mesazh të qartë!

Nga Redin HAFIZI

Lajmi më i fortë në USA tashmë është se Syçi largohet nga Amerika pasi nuk pajtohet me programin e Presidentit Trump. Një prej miushëve që kërkonin të brenin lirinë e çdo qytetari në diasporë, është Syçi që mbetet një shërbëtor pa integritet. Syçi është një qytetar i dobët që nuk i shërben as Ed Ramës.

Filozofia e Trumpizmit është se mund të kemi një shtet të fortë vetëm përmes një qytetari të fortë. Fatkeqësisht Shqipëria nuk është realiteti që Trump propagandon. Ed Rama mund të ulërijë sa të dojë me miushët e tij se kjo është Shqipëria e fortë, por praktikat e mëparshme të servilizmit ndaj antishqiptarëve të Soros që shpopulluan Shqipërinë përmes një diskriminimi politik, tregon se qeverria Shqiptare ka bërë gjithçka që të bëjë qytetarin Shqiptar sa më të dobët dhe të varur nga qeverria.

Karakteristika e Trump është se ai thotë atë, që pas konsultave dhe studimeve me bashkëpunëtorët e tij, e ka krijuar si bindje dhe çfarë ai ka bindje ka forcën e vullnetit për ta bërë realitet. Shumë mund të mendojnë se kjo është thjesht propagandë dhe nisin e kundërshtojnë përmes mashtrimeve, shpifjes dhe manipulimit të mendjes së kokëboshëve pa liri. Ndërkohë Trump flet për njerëzit e lirë, për njerëzit që i njohin liritë dhe të drejtat e tyre, për njerëzit që të paktën një herë në jetën e tyre kanë qenë kuriozë të lexojnë kushtetutën e vendit të tyre. Këto mesazhe, për këta individë, Trump nuk i jep vetëm për Amerikanët, por për këdo që kërkon të jetë i lirë në botë, jo viktimë e gënjeshtrës dhe mashtrimit.

Nga ana tjetër kundërshtarët e Trump, që në shumicën e rasteve janë ekstrem i marksizmit, të majtë që kurrë nuk e kanë kuptuar se çfarë besojnë, qeverritarë dhe burokratë të korruptuar, mashtrojnë për të mbajtur nën skllavëri popujt, larg të vërtetës, larg mundësive reale. Këta i shërbejnë kupolës së sindikatës mafioze në botë, që të vërtetën e Trump e luftojnë përmes parave të grabitura nga taksat e qytetarëve, për të mbajtur këta të fundit larg të vërtetës.

E vërteta ekziston dhe nuk ka “E vërteta ime dhe e vërteta jote”. E vërteta është produkt i shpirtit, e ka krijuar Zoti dhe prandaj kushdo që beson në Zot, di të njohë të vërtetën. Kushdo që devijon fjalët e Zotit shpërndan vetëm mashtrime dhe këtu ka shembuj se si terroristët vrasin dhe dhunojnë në emër të librit të shenjtë. Ndërkohë Soros nga ana tjetër vjedh përmes parimeve të cilat edhe vëtë nuk i beson. Problemi është se kjo u kthye në kulturë dhe duhej sakrifica e Trump që të ekspozonte poshtërsinë diabolike.

Trump ishte unik në përgjigjen që i dha kësaj kulture pas fitores në 2016, por ai mbeti tek ndërgjegjësimi dhe nuk pati kohë që të niste aksionin e vërtetë. Trump e dinte se këneta nuk thahet me fjalë, por vetëm duke i prerë financat që e mbajnë ende.

Në këtë mandat të dytë Trump është i qartë jo vetëm për t’i ekspozuar skllavëruesit e popujve në botë, por edhe për t’i dhënë goditjen përfundimtare. Minjtë e ndjejnë të parët tërmetin dhe nisin të lëvizin. Aktualisht, miushët nga Kanada, Meksika, Kina kanë nisur të kërcënojnë USA për t’u kundërpërgjigjur me tarifa, protesta apo edhe gjyqe për mosrrespektim të marrëveshjeve të tregtisë. Ja këto marrëveshje Trump po i shkatërron pa hezitim.

Trump u votua që qytetarët Amerikanë të ndjehen mirë jo vetëm në Amerikë, por edhe në botë. Kjo bëhet kur në Amerikë prodhohet, shfrytëzohen pasuritë publike për publikun, pronarin e vërtetë. Trump do të zhvillojë fermat tradicionale në USA, ndërkohë që kundërshtarët e Trump dhe antiamerikanët bënin marrëveshje me kompani të huaja për të prerë pyjet e Michigan për një sistem të madh panelesh diellore. Nëse në USA nuk ka rëndësi se kush është në pushtet, por njerëzit ngrihen kur u merr ambientin publik, në Shqipëri njerëzit janë të dhunuar nën idenë e qeverrisë se shteti merr gjithçka. Kjo është skllavëria moderne, ndërkohë që Trump deklaron se vetëm një qytetar i fortë bën një shtet të fortë.

Kanadaja, Meksika dhe Kina kanë kërcënuar USA me tarifa apo proçese gjyqësore globaliste. Janë qeverri nën çadrën e Kinës dhe prandaj Trump e dha mesazhin përmes masës së tarifës. Trump kërkon të mbrojë Amerikanët nga drogërat sintetike dhe kufiri Kanadez me USA është blerë nga Kinezët përmes kompanive të blerjes së pronave. Atëherë, nëse qeverria Kanadeze nuk mbyll hapësirat për helmin ndaj Amerikanëve, përse qytetarët Amerikanë të mos bashkohen rreth President Trump? Kjo është një luftë kundër helmit ndaj Amerikanëve. Këtë e nisi President Reagan, por Trump e ngriti në një nivel më të lartë. Plus është një luftë tregtare që bazohet në prodhimin e brendshëm bruto e jo në karagjozllëqe marrëveshjesh që elita i përdori për të thurrur merimangën mbytëse. Ndërkohë mesazhi është i fortë dhe i qartë.

Fondet e USAID u përdorën për axhenda anti Amerikane dhe për të ulur nivelin e simpatisë për Amerikën në vende të ndryshme. Këto fonde në Shqipëri u lëvruan edhe përmes Ambasadës, pasi është normale në statusin e USAID, por kjo rastësi shkaktoi një fatkeqësi për kombin e Shqiptarëve, pasi, kur ndërkohë opozita Shqiptare në shtetin amë ishte nën sulm të vazhdueshëm nga Sekretari Blinken, qeverria e Albin Kurtit ishte nën sanksione nga të gjitha qeverritë në perëndim.

Megjithatë të gjithë duhet të dinë se ne mbijetuam si shtet vërtet falë ndërhyrjes së Presidentit Amerikan në 1914, por ne rezistuam si komb, pasi kishim gjuhën, kurajon për të luftuar dhe dëshirën për sukses.

About Redaksia

Check Also

USAID!

Nga Ylli DYLGJERI Sorosi kap USAID-in USAID-i kap Ficon Fico kap Ramën Rama kap drejtësinë …