Akuza/ Lapaj 45 milionë lekë sponsorizim nga kompania e pastrimit të parave

Dy ditë pas nisjes së sulmeve të rezervuara në distancë mes Adriatik Lapajt dhe Agron Shehajt, ky i fundit sot akuzoi kreun e “Shqipëria Bëhet” se është paguar nga një kompani e sekuestruar nga SPAK

Kreu i Partisë “Mundësia” ka publikuar një dokument ku tregohet se Lapaj ka marrë 45 milionë lekë nga një kompani të sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme. Bëhet fjalë për kompaninë “Merkaj 3 shpk”, e cila u sekuestrua nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit të “Çopjave”.

Shehaj thotë se arsyeja që i ka marrë, është më e rëndë se fakti që i ka marrë, teksa shton se Adriatik Lapaj “është i mbështetur nga pjesa më e errët dhe më e zymtë e këtij sistemi të kalbur.” 

“Ky është një dokument i vitit 2024. E gjeni në QKB. Është bilanci i një kompanie të sekuestruar nga SPAK-u për pastrim parash, që tregon se Adriatiku ka marrë 45 milion lekë. Pyete, meqë ke kontakte me të, pse i ka marrë këto para, sepse arsyeja pse i ka marrë është më e rëndë se fakti që i ka marrë.

E vërteta është që ky është një sistem i kalbur dhe Adriatiku është i mbështetur nga i gjithë sistemi. Jo vetëm kaq, por është i mbështetur edhe nga pjesa më e errët dhe më e zymtë e këtij sistemi. Prandaj duhet të jemi të vëmendshëm dhe të shikojmë në thellësi, sepse na kanë gënjyer dhe do të vazhdojnë të na gënjejnë.” thotë Shehaj mes të tjerash.

About Krye Redaktor

Check Also

Spahia me banorët e Dajçit: Dëmshpërblim për dëmet e përmbytjeve dhe zgjidhje problemit të energjisë!

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Bardh Spahia ka zhvilluar një takim me banorët e Dajçit, …