Berisha i përgjigjet Ramës: Do t’i rrisim pensionet nonstop kur të jemi në pushtet

Në konferencën me gazetarët, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi angazhimin e tij për rritjen e menjëhershme të pensioneve sapo të vijë në pushtet. Ai kujtoi premtimet e tij të mëparshme dhe faktin se gjatë qeverisjes së tij pensionet u dyfishuan, ndërsa pagat u rritën ndjeshëm.
Berisha akuzoi qeverinë aktuale për shpërdorim fondesh dhe korrupsion, duke argumentuar se paratë që mund të shkonin për pensionistët dhe qytetarët në nevojë po keqpërdoren në projekte të fryra dhe shpenzime luksoze. Ai përmendi rastin e rrugëve që ndërtoheshin me kosto shumë më të ulët në kohën e tij, krahasuar me çmimet e sotme, të cilat sipas tij janë shumëfishuar për shkak të vjedhjeve.
“Së pari, premtimet e mia janë premtimet e një njeriu, i cili ka dyfishuar gjatë kohës që ka qeverisur, pensionet e ulëta, ka rritur me 70-80 përqind pensionet e mesme, dhe rritur me 30 përqind pensionet e larta.
Dhe kjo rritje nuk ka ardhur se janë shumuar fondi i pensioneve nga investimet, por kjo rritje ka ardhur direkt nga transferimi i shumave të nevojshme nga buxheti i shtetit në fondin e pensioneve.
Pra, në mënyrë absolute ajo do bëhet që 100 ditët e para. Sepse ka një moral ajo.
Në qoftë se kjo Shqipëri sot prodhon 5 mijë, kjo i prodhon kaq për shkak të djersës, mundit, kontributit që ka shkrirë kjo gjeneratë.
Dhe të thuash që këta tani nuk janë më aksionerë në vendin e tyre dhe të marrin aq sa kanë mbetur me sigurime. Të tjerët i marrin me sigurime, por të tjerët fondet e pensionit i përdorin dhe i shumojnë me forma të ndryshme.
Gjersa të vijë kjo kohë, Sali Berisha dhe PD do rrisë nonstop pensionet.
Do vendosë njëherë në radhë të parë 200 euro minumimin jetik.
Kjo do të thotë që të gjithë pensionistët me pension 160 euro, pas tre muajsh do marrin 200 euro pension dhe pastaj vitin tjetër llogaritet rritja tjetër.
Të gjithë pensionistët që e kanë pensionin 120 euro, do marrin 200 euro.
Mos harro se 57 përqind e pensionistëve kanë pension jo të plotë, janë me pensione të pjesshme. Çfarëdo të jetë, do marrin 200 euro.
Këto, qeveria e ardhshme do i bëjë me të njëjtin model siç ka bërë dyfishimin e pensioneve.
Dhe në atë model, në atë kohë u bë dyfishimi i rrogave.
Nuk është se dyfishimi i pensioneve penalizmi rrogëtarët. Jo, rrogat u dyfishuan më shumë pensionet.
Por problemi është, thuaj Edi Ramës, se këta ndërojnë rrugë, në qoftë se ne ndërtonim rrugë me 1 milionë euro në fushë, këta ndërtojnë rrugë me 20 milionë euro në fushë.
Në një kohë kur indeksi i çmimit për materialet e ndërtimit është rritur gjithsej me 30 përqind që nga ajo kohë.
Pra, ajo rrugë që kushtonte 1 milion, duhet të kushtonte 1.3 milionë, por sot kushton 20 milionë euro se vjedhin.
Nuk e ke parë ndonjëherë Sali Berishën me aeroplan taksi. Ishte në atë kohë kancelari i Austrisë, një vend 10 herë më i pasur se ne, udhëtonte me linja tregtare. Nuk kishte aeroplan taksi qeveria austriake siç mban ky. 140 udhëtime, 20 milionë euro dhe e falimenton linjën.
Dhe linja del si zyra e Edi Ramës dhe bën përgënjeshtrime.
Vazo 5 milionë euro në oborrin e kryeministrisë. Po 20 milionë euro janë 120 mijë pensione.
Shishja e verës Romanee Conti, 33 mijë euro.
Sot po lexoja, nuk kishte bursa për studentët në nevojë, që u takonte, dhe kishte bursë për vajzën e Ulsiut. Ajo merrte bursë. I ati milioner, ndërtues, me dokumente do i nxjerr të gjitha për të, vajza merr bursë.
Prandaj këto janë gënjeshtra të një njeriu që i ka katandisur shqiptarët në varfërinë më ekstreme.
Sot, një pensionist malazez merr trefishin e pensionistit shqiptar. Nga doli kjo? Çfarë ka Mali i Zi? Nuk ka as çerekun e çerekut të asaj që kemi ne. Është vjedhja, vjedhja”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Gjinushi dhe Tole duhet të japin dorëheqjen, nuk mund të drejtojnë më Akademinë e Shkencave

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa përmes një postimi në Facebook shprehet se Gjykata Kushtetuese me vendimin …