Akuza/ Lapaj 45 milionë lekë sponsorizim nga kompania e pastrimit të parave

Dy ditë pas nisjes së sulmeve të rezervuara në distancë mes Adriatik Lapajt dhe Agron Shehajt, ky i fundit sot akuzoi kreun e “Shqipëria Bëhet” se është paguar nga një kompani e sekuestruar nga SPAK

Kreu i Partisë “Mundësia” ka publikuar një dokument ku tregohet se Lapaj ka marrë 45 milionë lekë nga një kompani të sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme. Bëhet fjalë për kompaninë “Merkaj 3 shpk”, e cila u sekuestrua nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit të “Çopjave”.

Shehaj thotë se arsyeja që i ka marrë, është më e rëndë se fakti që i ka marrë, teksa shton se Adriatik Lapaj “është i mbështetur nga pjesa më e errët dhe më e zymtë e këtij sistemi të kalbur.” 

“Ky është një dokument i vitit 2024. E gjeni në QKB. Është bilanci i një kompanie të sekuestruar nga SPAK-u për pastrim parash, që tregon se Adriatiku ka marrë 45 milion lekë. Pyete, meqë ke kontakte me të, pse i ka marrë këto para, sepse arsyeja pse i ka marrë është më e rëndë se fakti që i ka marrë.

E vërteta është që ky është një sistem i kalbur dhe Adriatiku është i mbështetur nga i gjithë sistemi. Jo vetëm kaq, por është i mbështetur edhe nga pjesa më e errët dhe më e zymtë e këtij sistemi. Prandaj duhet të jemi të vëmendshëm dhe të shikojmë në thellësi, sepse na kanë gënjyer dhe do të vazhdojnë të na gënjejnë.” – thotë Shehaj mes të tjerash.

About Krye Redaktor

Check Also

Mesazhi i Beqirit për Ramën në gjykatën franceze/ “Korruptova shtetin në Shqipëri, por…”

Nga Gautier Lecardonnel/ CourrierPicard.fr Gjykata e Apelit në Amiens ka rrëzuar kërkesën për lirimin e …