Berisha: Edi Rama do të mbyllë Tik Tok-un se nuk duron kritikat!

Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë një konference shtypi tha se, Edi Rama do të mbyllë Tik Tok-un se nuk duron kritikat. Ai ka komentuar edhe qëndrimet e medias shqiptare ne politikat e tyre editoriale.

Tani ka një transformim. Jo se ju keni censuruar, ju që keni qenë unë kam respekt për punën që keni bërë, por unë nuk mund të mohoj, unë i kam bërë deklarata e mia, i censurojnë. Ato marrin politikat editoriale të Edi Ramës dhe jo vetëm politika, editoriale, por më e keqja, dhe e kam marrë vesh nga gazetarët, marrin lista se, cilin person mund të ftoni në studio dhe cilin nuk duhet ta ftoni.

Kjo është llahtar!

Dhe se, cilin duhet ta ftoni dhe ta denigroni në studio. Kjo është transformim i medias në armë të qeverisë. Këto janë të vërteta. Mund të ju duken të habitshme, por janë të vërteta, janë nga gazetarët që i kanë njohur në lëkurën e tyre këtë.

Nuk bëhet fjala për ju këtu. Tani siç e shihni një rol të veçantë po luajnë edhe portalet dhe podcastet. Janë një realiteti i ri podcastet. Mos e gjykoni nga podcasti mërzia i Edi Ramës. Nëqoftëse ai është podcasti neveria, ka të tjerë podcaste të pavarur, njerëz të cilët tregojnë talentin dhe pasionin e tyre për komunikim dhe po ecin. E unë bëj vlerësim.

Është normale besoj, që tu japim hapësirë.

Tani nëse Facebook do kishte një përfaqësues unë do ta ftoja këtu, ose Instagrami, apo Tik Tok. Më fal,  ndalu pak te Tik Tok. Ua them me sinqeritetin më të madh se Edi Rama më duket xhelat si i ati, sepse i ati kur ka firmosur për Havzi Nelën, i ati i tij ishte skulptor, intelektual, dhe i vetmi që nuk duhej të firmoste, se ka të tjerë që nuk kanë firmosur nga anëtarët e presidiumit. Ky ka firmosur i dyti pas Ramiz Alisë. Pse? Sepse mendime armiku.

Edhe ky tani, të mbyllë Tik Tokun sepse e kritikojnë dhe nuk i duron dot kritikat, se i konsideron si gjilpëra helmi siç i ka shprehur e shoqja e vet në fjalën më të lig që ka njohur ndonjëherë Pallati Presidencial për shtypin. U tha gazetarëve mos ma kritikoni burrin, se i fusni gjilpëra helmi me ato kritika”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Punonjësit e Bashkisë mbidhen sërish para Gjykates

Teksa ka nisur në orën 13.30, seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, …