Berisha: Kur të plotësohet administrata e re do të nis lobimin për heqjen e non-gratës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmendi se nuk ka qenë ende momenti për t’u drejtuar administratës së re Trump për heqjen e non-gratës dhe shpjegoi se arsyet ishin procedurat që ende duhet të kalonin në Kongres.

Ai gjithashtu e hodhi poshtë aktin që lidhej me lobimin e Xhorxh Sorosit, duke e quajtur atë një veprim politik të bërë pa respektuar ligjet e Shteteve të Bashkuara.

“Jo, unë nuk e kam filluar lobingun sepse janë gjithsej 14 ditë që ka filluar administrata e re.
Dhe unë nuk besoj që në ditët më të para të saj, të jetë përparësi ky problem.

Kështu që unë jam i vetëdijshëm se duhet të plotësohet administrata, d.m.th është një proces konfirmimesh që duhet të kalojë në Kongres. Dhe procesi i konfirmimeve të zyrtarëve nuk ëshët vetëm për sekretarët e shtetit, por edhe për persona nën rangun e tyre.

Unë pres që të plotësohet administrata e re dhe pa asnjë diskutim do i drejtohem administratës së re.

I vetmi shkak që nuk i jam drejtuar është kjo. Dhe jam besimplotë sepse është kuptuar universalisht që ai ishte një akt politik i Xhorxh Sorosit dhe se Sekretari i Shtetit e ka bërë atë pa respektuar asnjë ligj të vendit të vet, pa asnjë dokument në dosje, thjesht me lobimin korruptiv të Xhorxh Sorosit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kartmonedhat 500 euro që u gjetën në shtëpinë Erjonit dhe Arjolës!

Nga Alba KEPI Jo e rastësishme. 500 euro është kartmonedha më e preferuar e narkotrafikantëve! …