Kryetari i PD, Sali Berisha tha se Edi Rama ka një qeveri që nuk ka program. Berisha tha se, po ta dëgjosh Edi Ramën, çdo ditë ripërtyp gënjeshtrat e tij.
“Kjo do jetë një protestë madhështore, në të cilën populli shqiptar, shqiptarët në të katër anët e vendit dhe qytetarët e Tiranës zbresin në shesh si dëshmitarë të agut të fitores.
Tani ka vetëm një fjalë, fitore. Dhe kjo fitore nuk ndalet më.
Ju, po të vini re palën tjetër, është në autodigjestian.
Çfarë dua të them? Ripërtyp mashtrimet e veta, mbulon krimet e veta.
Po ta dëgjosh Edi Ramën, çdo ditë ripërtyp gënjeshtrat e tij.
Mendon se shqiptarët kanë humbur memorien, janë në amnezi të plotë dhe mund t’u thotë çfarë të dojë atyre.
Kështu që e keni konstatuar edhe vetë, diaspora nuk do t’ua dëgjoj as emrin. Me dhjetëra takime të tyre dështojnë.
Me njëri-tjetrin e kanë kuptuar se nuk kanë gjë në vijë.
Kështu që nuk ka program, një qeveri që nuk ka program, që merr një tezë timen të vitit 2012 dhe në vitin 2025 e shndërron në program.
Unë nuk bëhem xheloz për këtë, por tregon sterilitetin e plotë të saj.
Se e kanë mendjen si të vjedhin.
A e keni marrë vesh ju se kanë sjellë me urgjencë ligjin për Delina Ficon?
A u kujtohet kur unë e denonova me forcën më të madhe marrëveshjen Llagami-Juri Kim si një marrëveshje korruptive?
E kam denoncuar jo njëherë, por dy tre herë. Tani që lavdi Zotit, sekretari Rubio i pezulloi financimet, tani sjellin ligjin me urgjencë për këshilltarët e Delinës.
Pra, nuk kanë të ndaluar në pangopësinë e tyre.
Do shtohen 50 rroga të tjera në OJF-në e Delinës”, tha Berisha.