8 shkurtit, protesta e fitores, opozita nuk ndalet më!

Në konferencën për shtyp, kryetari i PD, Sali Berisha, ka theksuar se protesta e opozitës më 8 shkurt do të jetë një manifestim fitores. Ai shprehu besimin e tij se fitorja është e sigurt, duke e quajtur protestën një akt të pashmangshëm deri më 11 maj.

Berisha përmendi angazhimin e madh të opozitës dhe akuzoi Edi Ramën për manipulimin e zgjedhjeve, duke vazhduar kërkesat për krijimin e një qeverie teknike.

“Do të jetë një protestë e fitores. Do të jetë fryma e fitores, protesta e fitores.

Nuk ka të ndalur tani opozita, nuk ndalet më gjer më 11 maj  ditën e fitores.

Quajeni si të duash, unë nuk kam term tjetër përveçse protesta e fitores.

Kemi bërë pune shume me te.

Kemi fituar shumë mbështetje për të dhe Edi Rama është tashmë i damkosur si një njeri që grabit zgjedhjet.

Ne vazhdojmë përpjekjet tona përsëri për qeveri teknike”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vendimi i qeverisë/ Prodhimi dhe shitja e kanabisit do të bëhen nga Rama

Qeveria ka vendosur të ngarkojë shoqërinë ALBTrace Co për të kontrolluar gjurmueshmërinë e cannabisit që …