Vota e diasporës/ Berisha: Nuk lejojmë asnjë ndryshim nëse nuk pranohet amendamenti ynë

Në konferencë për shtyp, kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër Partinë Socialiste për tentativën e saj për të përjashtuar shqiptarët jashtë Shqipërisë nga e drejta e votës, duke theksuar se ky veprim është antikushtetues dhe antidemokratik. Ai argumentoi se pasja e dokumenteve shqiptare, si letërnjoftimi apo pasaporta, nuk është një kusht për të qenë shtetas shqiptar dhe për të ushtruar të drejtën e votës.

“Negociatat janë, Partia Socialiste kërkon të përjashtojë të gjithë shqiptarët me të drejtë vote jashtë Shqipërie, që nuk disponojnë dokumente shqiptare dhe ky është një akt antidemokratik, antikushtetues.

Pasja apo jo e letërnjoftimit apo pasaportës shqiptare nuk ka asnjë implikim me qenien apo jo shtetas shqiptar.

Pra, mund të jesh shtetas shqiptar dhe të mos kesh pasaportë shqiptare, por të kesh dokumente të një, dy apo tre vendeve të tjera që lejojnë dyshtetësi.

Nuk e pranojnë socialistët.

Kështu që unë e deklaroj këtu, asnjë votim, asnjë ndryshim nuk bëjmë nëse nuk pranohet ky amendament i yni, që është krejtësisht pa asnjë lloj anësimi politik, por strikt për të respektuar të drejtën kushtetuese të shqiptarëve jashtë vendit.

Për ne, ky është kushti.

Vota e diasporës vihet në rrezik nëse përjashton dy të tretat e shqiptarëve jashtë vendit.
Ti e bën me këtë qëllim këtë, se këta e shohin që diaspora e urren PS-në. Shqiptarët e kanë turp të kujtojnë narkoshtetin që ka ndërtuar Edi Rama në Shqipëri.

Shqiptarët nuk ia falin të largojë 1 milion persona në 10 vite.

Këta menduan se do ishte ndryshe, por u del krejt tjetër. Ndaj dhe duan tani t’i kufizojnë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Goditje tjetër ndaj Ramës, JD Vance dhe Rubio refuzuan takimin me të në Mynih, oligarkët e lobistët dështuan

Rama ka tentuar të takohet në Mynih me Zv.Presidentin amerikan JD Vnace si dhe me …