Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë vizitës në Uashington ka zhvilluar takime me anëtarë të Senatit dhe Kongresit të SHBA.
Mediu ka ndarë detaje nga takimet përmes një postimi në rrjetet sociale duke theksuar se në fokus të bisedimeve ka qenë situata zgjedhore në Shqipëri, por edhe rreziku që i kanoset rajonit të Ballkanit nga Rusia dhe Kina.
Postimi i Mediut
Washington DC darkë me Senatorin Kevin Cramer dhe Mike Lee.
Biseduam për situatën në Ballkan dhe vecanërisht në Shqipëri përpara zgjedhjeve të Majit. Sulmet për shkatërrimin e opozitës përdorimin e shtetit dhe drejtësisë për qëllime politike, korrupsionin masiv dhe përdorimin e krimit të organizuar për manipulimin e zgjedhjeve.
🔹Po ashtu diskutuam për nevojën për ndërtimin e një partneriteti politik dhe ushtarak të vëndeve të NATOs në Ballkan, përfshi dhe Kosovën kundër konfliketeve të qëllimshme të sponsorizuar nga Rusia dhe Kina nëpërmjet Serbisë.
🔹Bashkë me kolegët e parlamentit shqiptar u takuam me Kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt me të cilët kam organizuar Forumin e Sigurisë në Kongresin Amerikan për Veprimet e përbashkëta mes Europës dhe Shqipërisë përballë kërcënimeve që vijnë nga Kina, Rusia dhe Irani.