Boçi takime në Pavia dhe Fossano: T’i japim fund qeverisjes kriminale, të rrëzojmë Ramën!

Nënkryetari i PD, Luciano Boçi, ka udhëtuar drejt Italisë ku ka zhvilluar takime në zonën e Pavia, Milano dhe Fossano, Itali me qytetarët e diasporës, ku ka cilësuar se shqiptarët e diasporës kanë interesin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm për t’u regjistruar dhe votuar PD-në, e mbi të gjitha mbështetje të fuqishme për Partinë Demokratike e Sali Berishën.

Në rrjetet social, Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka postuar mbi takimet e zhvilluara ditët e fundit në disa zona të Italisë me shqiptarët e diasporës në lidhje me zgjedhjet e 11 Majit, ku ka kryer bashkëbisedime për atë që Partia Demokratike kërkon të realizojë për ta e familjet e tyre në Shqipëri.

“Nën frymën e fitores dhe pritjet e bukura që na rezervojnë, shqiptarët në Itali kërkojnë NDRYSHIMIN.

Falenderime e mirënjohje për secilin prej jush të dashur bashkëkombas!

Faleminderit diaspora!”, shkruan Boçi në postimet e tij.

Postimet e tij:

Takim i përzemërt me bashkatdhetarët në Fossano, Itali.

Interesim e përkushtim i jashtëzakonshëm për t’u regjistruar dhe votuar e mbi të gjitha mbështetje e fuqishme për Partinë Demokratike e Sali Berishën.

Bashkëbisedim i sinqertë për atë që Partia Demokratike kërkon të realizojë për ta e familjet e tyre në Shqipëri.

– Mbështetje dhe përkrahje në iniciativat e biznesit

– Orientim i pandërprerë për prioritetet e fushat me fitimprurëse

– 5 vite pa taksime

– Inkurajim për rikthim

– Mbështetje për kredi te buta për biznes e shtëpi

– Prioritet në punësimin e të rinjve, pjesë e këtyre familjeve

– Mbështetje ndaj fëmijëve të familjeve të tyre për arsimim në të gjitha nivelet

– Rritje e pensioneve, pagave, karta e konsumatorit, kujdesi tërësor social e shëndetësor për prindërit e të afërmit e tyre, për të lehtësuar detyrimet ekonomike që kanë ata sot ndaj familjarëve në Shqipëri

– Thjeshtëzim i procedurave që lidhem me pronësinë, legalizimet e dokumentacionet e domosdoshme.

– Nder dhe respekt kudo dhe kurdo që janë

Nën frymën e fitores dhe pritjet e bukura që na rezervojnë, shqiptarët në Itali kërkojnë NDRYSHIMIN.

Falenderime e mirënjohje për secilin prej jush të dashur bashkëkombas!

Faleminderit diaspora!

Takimi i rradhës në Pavia, Milano.

Mes bashkëatdhetarëve të vendosur për të bërë ndryshimin.

Besim dhe shpresë tek PD dhe Sali Berisha.

Takim frymëzues me njerëz të punës e sakrificës që duan më të mirën e të bukurën për Shqipërinë.

Bashkëbisedim vëllazëror me ta.

Ndamë së bashku domosdoshmërinë e angazhimit për t’i dhënë fund qeverisjes së organizatës kriminale dhe për të rrëzuar kreun e saj Ramë.

Regjistrim e votim për PD!

Folëm me ta për iniciativat e vizionet tona për diasporën dhe qytetarët e vendit.

Falenderime dhe mirënjohje për ata që e shohin Shqipërinë me sytë e zemrës dhe shpirtit!

#DiasporaVotonPD

#ËshtëRradhaJonë


About Redaksia

Check Also

Shifra e frikshme, media amerikane: Soros mori nga USAID, 260 milionë dollarë

“The National Pulse” Instituti i lidhur me Soros mori 260 milionë dollarë nga USAID. Lëvizjet …