Deklarata e fortë në Kongresin amerikan: Në Shqipëri nuk lejohen zgjedhjet e lira

Fatmir MEDIU
Kënaqësi që të bashkëorganizoja me Kongresmenët Pete Sessions dhe RIbert Aderholt, Forumin e Sigurisë në Kongresin Amerikan: “Veprimet keqdashëse të Kinës, Rusisë dhe Iranit në Europë.”, i cili u zhvillua në Kongresin Amerikan në Uashington DC, me përfaqësues të qeverive dhe parlamenteve nga 25 vende të botës,
🔹Kongresmeni republikan Pete Sessions u angazhua, që bashkë me kongresmenë të tjerë, të çojë në vëmendjen e Sekretarit amerikan të Shtetit Mark Rubio përfundimet e këtij forumi të rëndësishëm.
🔹Synimi i Donald Trumpit është që të gjithë të kenë një të ardhme më të mirë jo vetëm nga pikëpamja ekonomike, por ta shohin Amerikën si mikun e tyre”, tha anëtari Republikan i Kongresit Pete Sessions dhe kongresmen të tjerë
🔹Në konkluzione u shpreha se përpjekjet e aktorëve keqdashës si Rusia, Kina apo Irani duhen përballuar duke ndërtuar rrugë komunikimi ndërmjet Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
🔹Një nga shqetësimet kryesore që zoti Mediu ngriti në mënyrë të posaçme për Shqipërinë dhe disa vende ballkanike ishte fenomeni i putinizmit të partisë në pushtet. “Ndërsa flasim për kërcënimet nga Kina, Rusia, Irani jemi përballë një rreziku ku autoritarizmi dhe Putinizmi shfaqen qartë në Shqipëri dhe në vendet tona në Ballkan. Kemi problem me mosrespektimin e kushtetutës dhe ligjit, krimin e organizuar dhe korrupsionin, mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përdorimin e gjyqësorit si armë politike kundër opozitës. Shqipëria është vënd anëtar i NATO-s dhe kjo është e papranueshme”- u shpreh zoti Mediu.
🔹Në Forumin e Sigurisë, të zhvilluar në Kongresin Anerikan, morën pjesë disa kongresmenë, kryetari për Europën, kongresmeni Kith Self, Kryetari i Komitetit për Kinën Kongresmeni John Moolenaar, Ish-komandanti NATO-s dhe Këshilltari i Presidentit për Sigurinë,Jim Jones, asitent-sekretari i Mbrojtjes Dan Fata, analisti Edëard Joseph, Drejtori për Europën I Institutit Republikan Paul McCarthy, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Ish-Presidenti i Ukrainës, Poroshenko, ish-kryeministri I Polonisë Morawiecki, eurodeputetë, ministra dhe deputetë të Ballkanit

About Krye Redaktor

Check Also

Zyrtari i Pentagonit akuzon Yuri Kim: Bashkë me Ramën thyen embargon ndaj Iranit, ku shkuan 36 milionë dollarë, dokumentat…

Nga Habjon Hasani Një projekt energjitik i mbështetur nga ish-ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim, …