Në një kohë kur i gjithë procesi duhej të ishte transparent dhe të merrnin pjesë të gjitha organizatat që mund të përftonin grante, në fakt ky dokument tregon plotësisht të kundërtën.
Komunikime të rëndësishme përmes e-maileve, që marrin sot për herë të parë dritën e botimit duke iu referuar organizatës së mësipërme. Në pah del roli i Andi Dobrushit, drejtor i Open Society Foundation-Albania, i cili ka ndikuar në shpërndarjen e fondeve përmes programeve të ambasadës amerikane.
Sipas dokumenteve, Dobrushi ka qenë në qendër të takimeve të organizuara nga Ambasada Amerikane në Tiranë, ku janë shqyrtuar aplikimet për grante të organizatave joqeveritare. Një nga këto takime u mbajt më 18 qershor 2015, ku ai ishte mes të ftuarve për të dhënë opinion mbi ndarjen e fondeve të USAID-it për organizatat në Shqipëri.
Një tjetër emër që del në këto dokumente është Ilva Cuko, specialiste programi në Zyrën për Çështje Publike të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ajo ka dërguar disa emaile, mes të cilave një më 28 gusht 2015, ku fton Dobrushin në një takim për rishikimin teknik të granteve që fokusoheshin në projekte për “luftën kundër korrupsionit”.
Gjithashtu, një email i datës 22 shkurt 2016 tregon se Dobrushi është ftuar sërish në një takim më 26 shkurt në ambasadë për të dhënë opinione mbi organizatat që duhej të merrnin financim nga fondet e USAID-it. Dokumentet zbulojnë se ai kishte një rol ndikues në vendimet e marra nga Komisioni i Demokracisë i Ambasadës Amerikane, që kishte autoritetin përfundimtar mbi ndarjen e fondeve.
Siç shihet edhe në email-et e përdorura, Ilva Cuko kishte future në rrethin e ngushtë të shpërndarjes së granteve vetëm disa persona që I ftonte të merrnin pjesë si Andi Dobrushi, Fiorela Shalsi, Elga Mitre, Rezarta Katuci, Mihallaq Qiro, Kristina Voko, Gerta Meta ndërsa për dijeni e-maili i dërgohej Angjelina Pistolit.
Përveç Shqipërisë, Judicial Watch ka nisur procese gjyqësore për të zbuluar përdorimin e fondeve të USAID-it edhe në vende të tjera si Maqedonia, Rumania dhe Kolumbia, ku Fondacionet Open Society të Sorosit kanë pasur një prani të fuqishme.
Lista e projekteve, ja milionat që ka hedhur SHBA në Shqipëri…
Donald Trump duket se ka tronditur shumë shtete të botës, duke frenuar fondet e huaja dhe duke shkrirë USAID. Një prej vendeve që ka përfituar shumë fonde nga USAID është dhe vendi ynë. Sipas të dhënave të ambasadës amerikane, që nga viti 1992 e deri më sot janë dhënë mbi 500 milionë dollarë fonde.
Por ku kanë shkuar këto para? Të gjithë e dimë se ata që kanë përfituar fonde janë një grup njerëzish. Nëse shohim për shembull projektet mediatike, i kanë marrë disa individë pa asnjë kontribut në media dhe sot janë me vila e makina luksoze.
Po ashtu dhe në fusha të tjera. Janë me qindra organizata që kanë marrë para qyl. Vetë administrata e Trump e ka bllokuar faqen zyrtare të USAID, duke bllokuar të dhënat nga viti 2021 e deri më sot. Mirëpo të dhënat para kësaj periudhe janë të hapura dhe mund të shihen fare lehtë disa prej projekteve që kanë dhënë në Shqipëri ndër vite. Bëhet fjalë për shifra të llahtarshme, duke shkuar deri në 10 milionë dollarë.
Këto janë vetëm një pjesë shumë e vogël e projekteve, pasi ka dhe shumë e shumë të tjera që janë dhënë ndër vite, ku kanë përfituar jo vetëm shoqata, poe dhe bashki, ministri dhe organe shtetërore. Më poshtë ne po publikojmë disa prej projekteve, pa pasur asgjë e personale me peronat përfitues, por për të treguar se për çfarë shifrash bëhet fjalë.
Disa prej projekteve të USAID në Shqipëri
1. Emri: Programi i Përshpejtuar i Zhvillimit Qytetar dhe Bashkëpunimit të USAID-it
Kohëzgjatja: Janar 2017 – Korrik 2020
Buxheti: 2,078,919 dollarë
Zbatues: Qendra Burimore Kombëtare Shqiptare e Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC)
2. Emri: Projekti i USAID-it Drejtësia për të Gjithë
Kohëzgjatja: Mars 2016 – Mars 2021
Buxheti: 10,596,573 dollarë
Implementues: East West Management Institute
3. Projekti i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore
Kohëzgjatja: Janar 2012 – Shtator 2019
Buxheti: 17,582,943 dollarë
Implementues: Tetra Tech ARD
4. Emri: Promovimi i Transparencës në Financat e Partive
Kohëzgjatja: 1 tetor 2016 – 30 shtator 2018
Buxheti: 475,000 dollarë
Zbatues: Instituti Kombëtar Demokratik
5. Emri: Fuqizimi Ekonomik i Personave me Aftësi të Kufizuara
Kohëzgjatja: Shtator 2010 – Nëntor 2019
Buxheti: 1,109,860 dollarë
Zbatues: Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara
6. Emri: Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve të Sektorit të Ujit në Shqipëri
Kohëzgjatja: Tetor 2014 – Shtator 2018
Buxheti: 1,208,396 dollarë
Zbatues: Shoqata e Ujësjellës Kanalizimeve në Shqipëri
7. Emri: Transparenca në Angazhimin Shëndetësor
Kohëzgjatja: Mars 2017 – Mars 2019
Buxheti: 1,999,030 dollarë
Zbatues: University Research Co.
7. Emri: AgroTourism Albania
Kohëzgjatja: Shtator 2016 – Shtator 2019
Buxheti: 695,270 dollarë
Zbatues: CEED Albania
8. Emri: Diber: Shtigje dhe Tradita
Kohëzgjatja: Mars 2017 – Mars 2020
Buxheti: 1,046,689 dollarë
Zbatues: Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Vendore
9. Emri: Programi për Zhvillimin e Sektorit Financiar
Kohëzgjatja: Shtator 2011 – Dhjetor 2018
Buxheti: 7,070,000 dollarë
Implementues: Aleanca Vullnetare për Rritjen Ekonomike
10. Emri: Njerëzit së pari
Kohëzgjatja: Shtator 2016 – Shtator 2018
Buxheti: 749,744 dollarë
Implementues: The Headhunter
11. Emri: SmartCapital
Kohëzgjatja: Shtator 2016 – Mars 2021
Buxheti: 2,900,000 $
Zbatues: Creative Business Solutions
12. Emri: Fondi i Investimeve dhe Financave të Turizmit
Kohëzgjatja: Maj 2016 – Janar 2020
Buxheti: 1,435,628 dollarë
Zbatues: Qendra për Edukimin Ekonomik dhe Biznes (CEBE)
13. Emri: Rritja e Bizneseve Sociale në Shqipëri
Kohëzgjatja: Janar 2016 – Janar 2019
Buxheti: USAID 1,000,000 dollarë / Ndarja e kostos së YSB: 177,184 dollarë / Leva: 2,000,000 dollarë. /Publik.al