Vasili: Merr fund mashtrimi banal i Ramës me naftën e Shpiragut dhe miliardat imagjinare!

Nga Petrit VASILI

Kompania Shell do te largohet nga Shqiperia, bile me 1.1 miliard euro humbje.

Te gjithe e kujtojne me se miri daljen e Rames ne mes te vapes se gushtit 2023, kur me nje zë misterioz e me shume poza e sperdredhje aktoriale, njoftonte se shumë miliarda euro do te vershonin ne Shqiperi nga nafta ne Shpirag.

Aq shume miliarda do fitoheshin nga Rama ne Shpirag sa do te ngrihej nje fond finamciar sovran i ngjashem me Norvegjine dhe pensionet e shqiptareve do te fluturonin lart ne qiell dhe ekonomia shqiptare s’do te dinte ku te vinte miliardat e eurove.

Ja cfare thoshte Rama ne 23 gusht 2023:

[▪️] “Ne jemi në një proces pune konkrete, të konsultuar me fondin sovran të Norvegjisë, i cili ndryshe quhet fondi i pensioneve të Norvegjisë dhe natyrisht që fondi ynë sovran do të ketë një profil i cili do të integrojë domosdoshmërinë për mbështetjen e pensionistëve”.

[▪️] “Fondi sovran është po ashtu një fond investimesh, i cili një pjesë të të ardhurave e vendos për t’i shumëfishuar ato në tregun ndërkombëtar dhe paralelisht ne po punojmë me qendrën për zhvillim ndërkombëtar të universitetit të Harvardit.”

Gjithshka mbetet nga kjo histori eshte qe Rama eshte thjesht nje mashtrues banal dhe asgje me shume.

E vetmja e vertete e Rames eshte krijimi i narkoqeverise dhe ekonomise se kullave qe pastrojne para dhe vrasin ekonomine, konkurencen e ndershme, jeten dhe shendetin e qytetareve.

Kush beson sot Edi Ramen problemin e ka me veten sepse Rama si mashtrues nuk ka nevoje më per tu vertetuar.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e fortë në Kongresin amerikan: Në Shqipëri nuk lejohen zgjedhjet e lira

Fatmir MEDIU Kënaqësi që të bashkëorganizoja me Kongresmenët Pete Sessions dhe RIbert Aderholt, Forumin e …