Rama jep licensat për prodhim kanabisi 3 muaj para zgjedhjeve për vetëm 100 mijë lekë

Rama ka nisur dhënien e licensave për prodhim kanabisi vetëm 3 muaj para zgjedhjeve duke tentuar kështu të bëjë për vete botën e krimit për blerjen e votave të 11 majit në këmbim të licensës.

100 mijë lekë do të kushtojë licenca e operatorëve që duan të kultivojnë kanabis mjekësor në vend.

Sipas një projektligji të miratuar, çdo subjekt që synon të marrë licencën do të paguajë këtë tarifë pranë një banke të nivelit të dytë me anë të një fature që gjenerohet nga Agjencia e Kanabisit. Të ardhurat e përfituara nga kjo tarifë arkëtohen në llogarinë e të ardhurave të thesarit në favor të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Kanabisit. Vendimi i Këshillit të Ministrave, ka përcaktuar se 70% e arkëtimeve nga tarifat e licencimit do t’i kalojnë buxhetit të shtetit dhe 30% buxhetit të Agjencisë Kombëtare të Kanabisit.

Ligji përcakton se pas vitit të tretë, një operator do të paguajë një tarifë vjetore sa 1.5% e qarkullimit vjetor, por jo më pak se 10 milionë lekë.

Personat juridikë që kërkojnë të marrin licencën, duhet të ketë eksperiencë në këtë fushë, njëri nga aksionerët që mbani të paktën 51% të shoqërisë të ketë eksperiencë në një nga vendet e OECD-së, si dhe të ofrojë një kapital 100 milionë lekë.

Në një draft tjetër të miratuar, ministria e Bujqësisë, përcakton kushtet e kontrollit fiziko-kimik dhe mikrobiologjik, paketimit, etiketimit, transporti etj

About Krye Redaktor

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …