Shehu: Sot të gjithë ne duhet të bëjmë të pamundurën të mundur!

Gjatë takimit që kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi me aleatët e Federatës së Bashkuar të opozitës, kreu i FRD, Sali Shehu tha se, shqiptarët ku numri i tyre është shumë i madh, si Greqia, Italia Gjermania, SHBA, Anglia, të mos reshtin çdo ditë që të regjistrohen për të qenë pjesë e betejës së madhe të 11 majit.

“Kjo ditë do të jete ditë shumë e rëndësishme jo vetëm për të ndërruar qeverinë që është e domosdoshme, por për ti dhënë vendit shansin që meriton. Sot të gjithë ne përmes ndikimit personal dhe politik duhet të bëjmë të pamundurën të mundur”, tha Sali Shehu.

About Redaksia

Check Also

Situata në Theth/ Gazetari: Erdha nga Norvegjia për pushime, këtu është kaos!

Gazetari Ervin Dushi, i cili ka vizituar Thethin këtë javë për pushime, ka shprehur shqetësimin …