Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetët Jorida Tabaku e Bledjon Nallbati kanë zhvilluar një takim me emigrantët në Michigan. Bardhi shkruan në një postim në Facebook se, me ndihmën e vëllezërve dhe motrave tanë në emigrim ndryshimin do ta bëjmë të gjithë bashkë realitet në 11 Maj.
Postimi
Faleminderit me bashkëatdhetarëve në Michigan për takimin dhe pritjen vllazërore.
Shqipëria ka vetëm një mundësi për ndryshim, përmes angazhimit dhe votës së diasporës. Me ndihmën e vëllezërve dhe motrave tanë në emigrim këtë do ta bëjmë të gjithë bashkë realitet në 11 Maj. Lutem regjistrohuni deri në 4 Mars për të votuar në portalin e KQZ.
Diaspora zgjedh Atdheun! Diaspora zgjedh ndryshimin! Diaspora zgjedh Partinë Demokratike.


Gazeta RD