Mediu: Jemi këtu jo për pushtetin, por për shtetin e shqiptarëve! 

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë fjalës së tij në mitingun madhështor të opozitës në Tiranë, tha se, “ne jemi këtu jo për pushtetin por për shtetin e shqiptarëve”. “Jemi këtu në emër të atyre që sakrifikuan jetën e tyre në emër të lirisë kundër komunizmit e sot qeveria tallet me ta”.

“Të dashur motra dhe vëllezër. Më lëjoni që në fillim t’ju falënderoj të gjithëve, njerëz të shpirtit të lirë, njerëz që doni Shqipërinë pa korrupsion dhe pa krim. Njerëz që doni të vendosni me votën tuaj të ardhmen e fëmijëve tuaj dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ju sjell përshëndetjet me të mira, bashkë me kolegët e mi deputetë të opozitës nga miqtë në SHBA, kongres dhe Senat. Ata që na kanë mbështetur në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ata që do na mbështesin në rrugëtimin tonë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Miqve republikanë ne SHBA të cilët duan një Shqipëri në NATO, pa korrupsion, pa krim, një drejtësi të pavarur dhe jo një drejtësi që përdoret kundër opozitës. Ne jemi këtu, jo për pushtetin por për shtetin e shqiptarëve. Jemi për ata që sakrifikuan kundër komunizmit e sot qeveria tallet me ta me pensione qesharake, ne jemi këtu në emër të rinisë e intelektualëve të cilët janë përzënë nga Shqipëria.

Jemi këtu në emër të se ardhmes e cila nuk mund të ndërtohet pa lirinë për të folur dhe vendosur e për të qene gjithë se bashku një komb evropian.

Ne jemi ata që hapëm rrugën e ndryshimit, kundër diktaturës komuniste, ndryshimin demokratik për të bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Jemi ne ata që e bëmë Shqipërinë vend anëtar të NATO-s. Jemi ne ku këtu në këtë godinë, pritëm Presidentin e SHBA Bush, i cili deklaroi dy arritjet më të mëdha të shqiptarëve pas pavarësisë. Në krah të Kryeministrit Berisha, Shqipëria në NATO dhe pavarësinë e Kosovës.

Në jemi që kemi luftuar në interesin e shqiptarëve jo për politiken por për Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Qeveria e sotme kërkon që shqiptarët të harrojnë historinë e tyre…”, tha Mediu.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …