Thirrja e aktores: A e dini ju që vidhni se një jetë keni? Ajo që keni më shumë frikë, ajo do t’iu ndodhë

Aktorja Julia Emiri, aktiviste për mbrojtjen e Teatrit, mori fjalën në protestën e Opozitës. Duke iu drejtuar njerëzve, ajo bëri thirrje që ata të ndërgjegjësohen për atë që po ndodh.

“Mirëmbrëma, sot është data tetë shkurt, sot protesta për Teatrin bën shtatë vjet por unë nuk do të flas për këtë. Nuk do të flas për ata që mbrojtën Teatrin dhe ata që ishin kundër. Dua ta flas për një gjë që na lidh të gjithëve, një jetë kemi.

A e dini që një jetë keni? Shumica prej jush nuk e mendojnë, ju që jeni në pushtet një jetë keni? A e dini që ajo verë që kushton mijë 33 mijë euro nuk ka vlerë nëse nuk ke më kë ta ndash? A e e dini ju që vidhni që një jetë keni dhe nuk po e shijoni dot, aq shumë keni vjedhur sa nuk dini ku t’i fshihni? Aq shumë keni vjedhur. Ju, që vrisni, a e dini që një jetë keni dhe jeta e atyre që merrni nuk bëhet juaja, përkundrazi, humbni dhe atë që keni, sepse ju shkon jeta në arratisje.

A e dini ju, që keni frikë, që një jetë keni dhe po ju shkon jeta të frikësuar…. Ajo që keni më shumë frikë, ajo do t’ju ndodhë.

A e dini ju, që jeni servilë, që po ju shkon jeta duke u zvarritur, po e humbi jetën pa u ngritur kurrë në këmbë për ato thërrime, sepse fitorja nuk është materie, por ndjesi. Sepse gëzohet më shumë një fëmijë që fiton një lojë me top sesa ju kur fitoni të gjitha pasuritë e botës…

A e dini ju të rinj që keni vetëm një jetim dhe emergjinë, pjellorinë, atë vrull që e keni tani nuk do ta kemni më kurrë.

Nëse do të jeni të lumtur 23 vjeç, do të jeni të tillë edhe kur të shkoni 69 vjeç…”, tha aktorja.

About Redaksia

Check Also

A do të marrë pjesë PD në parlamentin e ri? Berisha: Gjithçka do të vendoset nga forumet!

I pyetur nëse Partia Demokratike do të marrë pjesë në parlamentin e ri, kreu i …