Mesazhi: Balluku dhe Kumbaro shkëmbejnë ikona me shampanjë për arrestin e Veliajt

Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin e një qytetari dixhital, i cili pretendon se dy ministret Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro janë gëzuar pa masë për arrestimin e Erion Veliajt.

Sipas qyteratit dixhital, Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro shkëmbejnë ikona me shampanjë me njëra-tjetrën për arrestimin e Erion Veliajt.

“Gëzim i madh!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!
Pershendetje Dr. Belinda Balluku e Mirela Kumbaro shkembejne ikona me shampanje me njera tjetren per arrestimin e Veliajt”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se Berisha sot në Kuvend kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës, pasi sipas tij, Erion Veliaj nuk mund të bënte asgjë pa urdhrin dhe lejen e shefit të tij.

About Redaksia

Check Also

A do të marrë pjesë PD në parlamentin e ri? Berisha: Gjithçka do të vendoset nga forumet!

I pyetur nëse Partia Demokratike do të marrë pjesë në parlamentin e ri, kreu i …