Rama kreu i bandës! Çdo frymor pranë tij është hajdut

Nga Tomor ALIZOTI

Nuk ka asnjë qenie që i qëndron afër Ramës dhe mos të jetë hajdut. Asnjë frymor që rri pranë tij, që mbështet atë, që përkrah atë, që vlerëson atë, nuk është i ndershëm.

Të gjithë pa përjashtim janë hajdutë. Sepse Edi Rama nuk ka qenë kurrë një drejtues që të kërkojë që me politikat dhe vizionin e tij të ndërtojë një të ardhme. Ai ka qenë dhe është kreu i një bande që kërkon pushtet, dhe para. Ky është vizioni i Edi Ramës për Shqipërinë.

Ta vjedhë, ta zhvasë dhe ta keqpërdorë për interesa të hajdutëve dhe trafikantëve. Si këmbim ata e mbajnë në pushtet.

Arrestimi i vonuar dhe zvarritur deri edhe i negociuar i kryehajdutit të Tiranës, është përgjigja e fundit për Edi Ramën. Nga të gjithë hajdutët e të korruptuarit e tjerë që ndanin bukën me Ramën e më pas hidheshin në rrjetën e SPAK herë me dëshirë e herë me pahir si kurbane për imazhin e drejtësinë.

Erion Veliaj është ndryshe. Ai nuk ka asgjë të përbashkët me socialistët Beqaj e Ahmetaj apo Koka, që Edi Rama i gjeti në PS dhe i spikati si talente për të bashkë vjedhur. Erion Veliaj është modeli i Ramës në politikë. Ai është investimi i tij, është prurja e tij në PS.

Është emërimi i tij si kryebashkiak i Tiranës. Është pasqyra e tij si bëhet politikë. Ndaj arrestimi i tij, si një hajdut aq i trashë sa as SPAK me më shume se dy vite zvarritje nuk e mbulonte dot, është fundi politik edhe i Edi Ramës.

Fundi politik, se fundi juridik do të jetë pak më vonë, kur po SPAK pas përfundimit të zgjedhjeve, do të çlirohet nga dhuna e klaneve të bandës në pushtet dhe do të jetë e lirë dhe me dëshirë për të bashkuar të gjithë anëtarët e bandës në burg.

Sot, Edi Rama nuk ka më model as në qeverisje as në politikë. Ai është kryetari i pa hetuar akoma, i hajdutëve. Ai prodhon vetëm korrupsion dhe marrëveshje me bandat.

About Redaksia

Check Also

Turizmi që do Partia Shtet; seks-drogë e rrumpallë!

Nga Alba KEPI Turizmi shqiptar ka shënuar këtë mëngjes një tjetër arritje të radhës; Quhet …