Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka urdhëruar ka urdhëruar ekipin e saj të komunikojnë vetëm me letra me shkrim dore, në mënyrë që të mos lërë gjurmë, për shkak të aferave që ka bërë.
Sipas Berishës, një metodë e tillë e ndjekur nga Balluku, është tipike mafioze, ndërsa garantoi shqiptarët se kjo situatë do të përfundojë shpejt, pasi 11 maji ëshët dita e fundit e tyre në pushtet.
“Së fundmi, po shkërmoqet. Urdhëroni, u proceduan me urdhër të Ramës 8 qytetarë sepse festuan arrestimin e Erion Veliajt para paraburgimit në rrugën Mine Peza.
Ka hallin e vet.
Në vitin 1990, Ramiz Alia na bëri dekretin e mbrojtjes së monumenteve, kishte hallin të mbronte personalitetet, nga këto i arrestoi disa studentë…
Së fundmi, në stanin e tyre ka vetëm shpirtra të trazuar.
Hajdutë që nuk gjejnë paqe më.
A mund të imagjinoni ju që Lubi Loti iu ka ndaluar në mënyrë të prerë të gjithë ekipit të komunikojnë ndryshe me të përveçse me letra me shkrim dore.
Iu ka ndaluar celularët, i ka ndaluar mesazhet dhe tani komunikimi në kabinetin e zëvendëses së Edi Ramës, sepse ajo sheh dy zëvendësit e tij njëri pas tjetrit e thotë ika dhe unë, dhe do ikë ajo se e meriton 100 herë.
Pra, tani është tipike e mafies, tani as celularët nuk i përdorin dot, as kompjuterët nuk i përdorin dot, tani janë të detyruar që çdo problem që kanë me bosen e tyre ta paraqesin vetëm me shkrim dore.
Gjer këtu jemi, po i garantoj shqiptarët se kjo situatë i ka kohërat e shkurtra dhe ne do bëjmë gjithçka që 11 maji të jetë dita e fundit e tyre në pushtet.
Sikundër çdo ditë që kalon me Edi Ramën në pushtet është një barrë e rëndë për çdo shqiptar.
Nuk ka komb tjetër që mund të pranonte pas atyre skenave, pas këtyre skandaleve të qeveriset nga një njeri si ai”, tha Berisha.