Takimi në Romë/ Berisha: Ishte dëshmia më e sigurt e fitores së ardhshme të PD

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një konferencë me gazetarët duke folur për takimin me emigrantët në Romë tha se, ai takim aq entuziast u dëshmoi shqiptarëve, por edhe italianëve dhe të gjitha kombeve të tjera se emigracioni dhe diaspora e Shqipërisë është me Partinë Demokratike.

“Mirëdita, së pari unë dua të shpreh mirënjohjen më të pakufishme para atyre mijëra e mijëra qytetarëve shqiptarë në emigracion që mbushën sallën e atij takimi, ndër më entuziastit dhe më mbresëlënësit që kam pasur ndonjëherë.

Ai takim ishte diamanti i fillimit të fushatës elektorale. Ishte dëshmia më e sigurt e fitores së ardhshme të Partisë Demokratike..

Ai takim aq entuziast u dëshmoi shqiptarëve, por edhe italianëve dhe të gjitha kombeve të tjera se emigracioni dhe diaspora e Shqipërisë është me PD-në, është me Sali Berishën.

Ndaj dhe vetëkuptohet frikëra dhe tmerret e pseudomazhorancës socialiste nga vota e diasporës dhe përpjekjet për ta penguar.

Pra, unë dhe njëherë shpreh mirënjohjen më të pakufishme ndaj të gjithë atyre që e organizuan, degës së PD të Romës, drejtuesit të kësaj dege dhe të gjithë qytetarëve që u mblodhën në atë takim.

Një mirënjohje të veçantë kam unë për kryetarin e grupit parlamentar të Forza Italia, Paolo Bareli. Për kryetarin e grupit në senat të Forza Italia, Gaspari. Për deputeten Erika Maseti, mikun tim, deputetin Batilokio, të cilët në një ditë të dielë u shkëputën nga familjet e tyre, nga detyrat e tyre dhe erdhën në një takim shumë miqësor, ku diskutuam për bashkëpunimin tonë të ardhshëm me Forza Italia”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …