Kryetari i PD, Sali Berisha, tha se, vizita e Antony Blinken në Tiranë tregoi se nuk donte opozitë në Shqipëri, ndërsa akuzoi kryeprokurorin e Posaçëm, Altin Dumani se po punonte kundër pluralizmit politik.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, Berisha tha se ka pasur përpjekje për të shkatërruar pluralizmin dhe për të lënë vendin sipas doktrinës së Soros.
“Së pari më duhet të përsëris, ju garantoj se kam respektin më maksimal dhe e kam patur gjithnjë, për çdo punonjës të këtij vendi që zbaton ligjin.
u duhet të dini një gjë se, mund të ua them ju, se në ndërgjegjen shoqërore të Sali Berishës, një pistë e veçantë është ajo e zbatimit dhe respektit të ligjit. Në këtë kuadër, në SPAK, në polici, në gjykata dhe kudo që zbatojnë ligjin, ata kanë dhe do të kenë mirënjohjen dhe vlerësimin tim maksimal.
E kam deklaruar dhe e deklaroj para jush se SPAK është një institucion me, 20 e ca prokurorë dhe rreth 50 OPGJ. Nuk kam asnjë dyshim se, midis tyre në mënyrë të padiskutueshme ka njerëz kurajoz, të ndershëm, të cilat zbatojnë dhe janë të gatshëm të zbatojnë ligjin.
Tre, absolutisht ka kriminelë më të poshtër se ata që rrinë në bodrume dhe atje ku janë, sepse ata përdorin dosje për të vënë gjoba, për të manipuluar prova dhe shfajësuar kriminelë dhe unë besoj kam fol me fakte.
Kur them SPAK është organizatë kriminale unë nuk nënkuptoj se, çdo anëtar i SPAK është anëtar i organizatës kriminale. Jo, absolutisht kurrë. Por nënkuptoj ata të cilët flenë mbi krimin, janë marrë peng.
Erion Veliaj kësaj here akuzohet dhe arrestohet. Ka fshehur pasurinë. Si mund të bëhen 1 mln euro garderobë. Ka dhënë leje ndërtimi këtyre që ja kanë shpërblyer.
Por Erion Veliaj ka firmat e tij të zeza mbi të bardhë për 130 mln euro të djegësit që nuk ekziston. A ka monument më të lartë dhe më madh aktakuze se djegësi, për të cilin nuk i thonë një fjalë, ndërkohë që për Arben Ahmetajn lëshojnë mandat arresti.
Pse mendoj e ky arsyetim i im është i drejtë. Po pse duhet ta marr unë të barabartë Altin Dumanin me Ols Dadon. Jo nuk e marr kurrë. Sepse ky firmosi, kurse ky tjetri firmosi për Arben Ahmetaj, ja përmendi 13 herë bashkinë e Tiranës në dosjen e Ahmetaj dhe nuk e thirri njëherë të vetme Erion Veliajn për inceneratorin. Për të mos thënë për atë xhelatin e sigurimit të shtetit, që kishte dhe nipin e mbesën tek Erion Veliaj, punonjës. A mundet ne edhe njëherë që të gjithë baltën dhe delikuecën e njërit të ja kalojmë tjetrit. Jo.
As meritat e njërit nuk mund të ja kalojmë tjetrit, sepse unë jam para kësaj situate, firmosi. E gjeti në shkelje flagrante. Këtë dosje i dhanë këtij prokurori, të jemi realist, se i ndan Dumani dosjet. Kështu që nuk ka asnjë kundërshti në këto që them unë. Është shumë e gabuar dhe ta dijë çdo njeri që do të respektojë ligjin, ka respektin dhe mbështetjen time të fortë, absolute.
Por përpjekja për të shkatërruar pluralizmin, për të lënë vendin sipas doktrinës së Soros. Unë i thashë Antony Blinken, kur erdhi këtu nëse ju kujtohet: Mirë se erdhe në Shqipërinë moniste, zoti Sekretar. Sepse ai e ndërtoi, ai luftoi për monizmin në Shqipëri, them unë, i bindur. E çfarë ishte ai. Ai ishte një falsifikator i turpshëm në historinë amerikane.
Ai, draftoi një letër gënjeshtrar, për të cilin meriton të quhet shef i gënjeshtarëve dhe u bë kryediplomat. A janë këto të vërteta. Pra, ju lutem shumë më intepretoni ashtu siç ua them. Nuk mund të krahasoj kurrë atqë që bën punën, me atë që mbulon, fle mbi krimin.
Taulant Balla ja lexova dje në parlament. Nuk ishin të opozitës, ishin të dosjes. E cili ishte reagimi i mercenar Dumanit, guxoi dhe kërcënoi. Absolutisht do të ndiqet penalisht për të gjitha këto që ka bërë, iu garantoj unë ju.
Mendoi se mund të rrafshojë pluralizmin, i mbështetur nga Soros. Rastësi ishte takimi i tij me Blinken, apo jo. Erdhi në Shqipëri dhe kë takoi, asnjë nga opozita për të dhënë mesazhin se, ne nuk duam opozitë në Shqipëri. Takoi Dumanin që po punonte ditë e natë kundër pluralizmit. Nuk kam mbrojtur kurrë veten time me këto, kam mbrojtur pluralizmin, themelet e demokracisë në Shqipëri”, u shpreh Berisha.