Arrestimin e Erion Veliajt e njoftoi para dy javësh, Arben Ahmetaj, informacionet i kishte nga zyra e Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kujtuar opinionin publik në lidhje me deklaratat e ish-zëvendëskryeminitrit Arben Ahmetaj për arrestimin e mundshëm të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga kryeministri Edi Rama.

Berisha tha se, arrestimin e Erion Veliajt e njoftoi para dy javësh, Arben Ahmetaj, informacionet i kishte nga zyra e Edi Ramës.

“Kam qenë në parlament në vitin 1991, nuk e harroj kurrë.

Një deputet i rëndësishëm i Partisë së Punës, u ngrit aty dhe tha; po ta dija unë se, Enver Hoxha kishte tre dynym qilima, unë tha kurrë nuk do të kisha duartrokitur për të.

Unë u them shqiptarëve se gardëroba e Velicës mjafton për të shtruar tre hektarë qilima, jo 3 dynym.

Mbron Erion Veliajn të cilit i gjinden prerjet 500 euro, të mykura. Të gjitha para trafiqesh. Se këta trafikantët që ta dini ju, nuk prekkan format tjetër përveç 500 euroshe, sepse e ka nxjerrë prokurori italian, sepse 1 milionë euro me 500 peshoka 1.2 kilogram. Ata kanë hallin e peshës.

Kur i merr Taulanti, kur del e i pret Olsi apo të tjerët, nuk duan të kenë peshë shumë të madhe. Dhe janë gjetur aty 100 mijë euro prerje 500. E megjithatë ai bërtet dhe vë në shënjestër gjykatësit se qenkan me origjinë të djathtë, i cili rezulton se paska dhënë vendime kundër opozitës dhe në favor të Veliajt.

Jo një, por 3 vendime. E thashë dhe sot dhe e them prap këtu. Nëse ka një njeri në botë që nuk të drejtë ti përmendë babanë kujt, është Edi Rama.

Babai i tij është xhelat, ka firmosur për varjen e Havzi Nelës. Ndërsa babai i tij, i majtë apo i djathtë është kriminel se paska qenë në një zyrë me Gazment Bardhin. Paska punuar në një zyrë në ministri, sepse paskan studiuar bashkë, por nuk qenka e vërtetë.

Pra, jemi në këto rrethana ku partia e krimit po shkërmoqet.

Arrestimin e Erion Veliajt e njoftoi para dy javësh, Arben Ahmetaj. Ai tha se, Edi Rama do ta arrestojë këto ditë. E tha ai, se kishte informacionet, dhe informacionet ai i ka nga zyra e Ramës, jo nga të tjerët.

I gjithë ky skenar që zhvillohet është në kurriz të shqiptarëve.

Qytetarët nuk ekzistojnë për Edi Ramën. Ato ekzistojnë vetëm për t’i vjedhë, plaçkitë, për t’i mashtruar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

A do të marrë pjesë PD në parlamentin e ri? Berisha: Gjithçka do të vendoset nga forumet!

I pyetur nëse Partia Demokratike do të marrë pjesë në parlamentin e ri, kreu i …