Kartmonedhat 500 euro që u gjetën në shtëpinë Erjonit dhe Ajolës!

Nga Alba KEPI

Jo e rastësishme.

500 euro është kartmonedha më e preferuar e narkotrafikantëve!

A e dini se për të transportuar 1 milionë euro me kartmonedha 500 euro, pesha e tyre është 1 kg e 200 gramë, ndërsa 1 milionë euro me kartmonedha të prejeve më të vogla pesha e tyre do të pesëfishohej.

Këtë alarm e jep prej vitesh Antimafia Italiane, Banka Italia e Banka Europiane që e konsiderojnë kartmonedhën 500 euroshe si tregues të parë të një rreziku riciklimi apo financimi me risk terrorizmi.

Trafikantët e kanë 500 euron, kartmonedhën më të preferuar, dhe në treg e blejmë me vlerë 550 euro pra japin 50 euro më shujmë vec ta kenë pikërisht për këtë favorizim që jep pesha e saj në transport.

Fakti që një Drejtoreshë e Ministrisë së Ramës mbante në banesat e saj kutia e kutia me kartmonedha 500 euro është një nga provat më të forta se si ky pushtet është i lidhur me narkotrafikun e krimin!
Në Amerikën e Jugut, në Kolumbi sidomos kartelat e drogës bëjnë një ulje me 20 % për ata narkotrafikantë që paguajnë kokainën me këtë kartmonedhë, e mbi të gjitha me euro e jo me dollarë.

Për këtë motiv, kartmonedhat prej 500 euro nuk stampohen më në disa vende të BE e Banka Qëdrore Europiane ka marrë vendimin ta nxjerrë jashtë përdorimi me një skadencë natyrale deri sa të zhduken dhe ato kartmonedha që janw në qarkullim.

#mafiashqiptare #pushtetishqiptar #mafiaalbanese #governoalbanese

About Redaksia

Check Also

Një tjetër menaxher i fushatës së Trump në zyrën e Berishës për fitoren e PD

Tani i njëjti autor përmend Paul Manafort, pasi e ka parë në oborrin e PD …