Berisha: Do të paraqisja në parlament dhjetëra fatura blerje mijëra paundësh që prokuroria i ka përjashtuar nga dosja e Veliajt

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një fjalimi të tijin në oborrin e Kuvendit, ka denoncuar lidhjet e qeverisë me korrupsionin dhe keqpërdorimin e pasurisë publike. Ai ka theksuar se fatura të dyshimta lidhur me blerjen e garderobës së gruas së Erion Veliajt janë mbajtur të fshehura nga autoritetet, duke përdorur lidhje të ngushta për të mbuluar veprimet e paligjshme.

“Ju i dëgjuat mëkatarët se si ngriheshin në një kohë që kanë marrë me dhjetëra tendera nga Erion Veliaj dhe tani donin garderobën e barabartë me Lalja Assadin. Kur ajo u arratis në Rusi, një nga lajmet ishin se gardebora e asaj kushtonte 1 mln euro. Por doli që gardëroba e Velicës me fatura doganore, të blerjeve online shkonte 867 mijë euro.

Por unë kam aty çantë dhe do ti paraqisja në parlament, dhjetëra e dhjetëra faqe me fatura që prokuroria i ka përjashtuar nga dosja, ose nuk ja kanë dhënë doganat.

Pyetje: Çfarë janë këto fatura?

Sali Berisha: Fustane 3 mijë paundë, 2800 paundë. Kam dhe fotot dhe faturat. Ajo që është interesante në dosje është se viti 2014 ka një kryq në dosje, nuk ekziston. Viti 2015 ka vetëm 1/5 e blerjeve online të Velicës.

Çfarë bënë këta? Edi Rama i thotë Gjylametit, i thuaj se po merresh me fustane grash. Thjeshtë janë fustane grash është konotacion tjetër. Por kur këta i bëjnë gratë hajdute është turpi i tyre, se këta tregojnë se përdorin familjarët për të vjedhur në mënyrë të papërmbajtur”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Lista e hapur e PD për Tiranën

Është zbardhur lista e hapur e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, të …