Berisha: Edi Rama është në të gjitha aspektet një shumëfish në hajni i Erion Veliajt!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka mbajtur një fjalim para gazetarëve në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë, ku ka kritikuar ashpër qeverinë dhe veprimet e saj, duke theksuar se mazhoranca po synon të censurojë debatin parlamentar. Berisha ka nënvizuar rëndësinë e votës së emigrantëve dhe ka akuzuar Edi Ramën për përpjekje për ta penguar këtë proces.

Ai ka vënë në dukje çështjen e arrestimit të Erion Veliajt dhe e ka krahasuar atë me mënyrën sesi qeveria e trajton ligjin dhe drejtësinë.

“Të ndërpresin diskutimet dhe të kalojnë në votim pa diskutime.

Po shfrytëzojmë në vend të platformës së parlamentit, oborrin e parlamentit për të paraqitur, për të denoncuar të vërtetat.

Ndryshimet e kodit ne do ti votojmë sepse kanë të bëjnë me votën e emigrantëve dhe sigurisht që del e qartë si kristali se, Edi Rama konstaton se ajo votë është kundër tij dhe se po bën gjithçka për ta bllokuar.

Por ne votojmë, kurrë nën censurë. Censura është e papranueshme.
Ju e patë sot, çështje kryesore për socialistët nuk ishte vota, problemet e qytetarëve, por avokatia ndaj një hajduti të shpifur, që Shqipëria përveç  Edi Ramës dhe Lubi Ballukut nuk ka pasur një si ai.

Erion Veliaj të cilin tani përpiqen ta shfajësojnë, për të cilin janë vërsulur me tërbim me të gjithë egërsinë e tyre, atyre që vendosën arrestimin e tij, ndërkohë kur sot Edi Rama sot fliste për torturën.

Por nëse është torturuar publikisht në historinë e Shqipërisë dhe diktaturës komuniste, është torturuar publikisht me urdhër të Ramës, ish-presidenti, ish-kryeministri, ish-kryeparlamentari Ilir Meta.

Kurse sipas Edi Ramës Erion Veliaj, qenka burgosur në mënyrë të paligjshme, antikushtetuese dhe të gjitha këto me hallin e vetëm se, gardëroba e Velicës ngjet shumë me garderobën e Ramicës.

Se vjedhjet dhe favoret që Erion Veliaj ka patur me lejet e ndërtimit, janë të pakrahasueshme me vjedhjet dhe favoret që Edi Rama ja nxjerrë me lejet e ndërtimit. Se vjedhjet e Ramës dhe tenderat që ka dhënë për favore janë të  pakrahasueshme me ato që ka dhënë Rama, psh; ndërtuesi i pallatit në pajë, ka marrë 100 e ca milionë euro tendera nga qeveria e Ramës.

Se vërtetë Arbri vëllai i Erionit, është një hajdut si vëllai i madh, por nuk është më pak baxhanaku.

Baxhanaku i Edi Ramës është një peshkaqen shumëfishi i Arbrit në tendera. E ka shndërruar AKSHI-n në kopshtin e familjes Rama.

Se vërtetë Rama përpiqet me çdo kusht të mbyllë mikrofonët e parlamentit, sepse aty do të dilnin të gjitha të dhënat në të cilat del se Erion Veliaj është një kopje e shpifur e Ramës.

Edi Rama është në të gjitha aspektet një shumëfish në hajni i Erion Veliajt.

Është e vërtetë që Veliaj ka bërë favore të mëdha Arbrit, por favore më të mëdha i ka bërë Rama, Olsit.

Është e vërtetë që ato eurot 500 mbajnë erë trafiku e droge, por ishin dhe të mykura, por është e vërtetë se Xibraka e ka pudrosur në mënyrë përfundimtare para opinionit shqiptar dhe ndërkombëtar, Olsin dhe Ramën.

Është e vërtetë se, Lali Vjedhësi ka udhëtuar me charter, por e vërteta është se ai ka udhëtuar 10 herë më pak se Rama. Pra Rama ka udhëtuar me charter 10 herë më shumë dhe ato chartera janë shoqëruar të gjithë me leje ndërtimi.

Është e vërtetë se Erion Veliaj ka bërë udhëtime, vakanca, por detokset si Edi Rama me 10 mijë euro hotelin nuk i ka bërë kush tjetër në Shqipëri.

Pra të gjitha këto kanë vetëm një qëllim, të shmangin ngjashmërinë që krijojnë Veliaj me Ramën para publikut shqiptar”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Kur të hyj tek Palloshi, më dergo sms”/ Detaje nga makinacionet e Belës

Zbardhen detaje nga hetimet e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Mësohet se në dosjen e …