Lideri i opozitës, Sali Berisha, iu drejtua gazetarëve përpara Kuvendit, duke vijuar me akuzat e tij ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, ai denoncoi lidhjet e Ramës me botën e krimit, duke përmendur konkretisht afera korruptive dhe angazhime të fshehta në fushata zgjedhore. Sipas Berishës, këto lidhje përfshijnë shpërblime të majme përmes lejeve të ndërtimit dhe transaksioneve të dyshimta në sektorin e pasurive të paluajtshme.
Ai gjithashtu deklaroi se denoncimi i tij publik kishte ndikuar në anulimin e një vizite të Ramës në Durrës, ku dyshonte se do të zhvilloheshin takime të dyshimta politike.
Berisha: Por nuk është vetëm kjo të dashur qytetarë. Janë një seri e pafundme komunikimesh të Ramës me botën e krimit, zotime dhe angazhime të Edi Ramës për shpërblime me leje ndërtimi kundrejt shumave përrallore të lara në kulla dhe aktivizimeve në zgjedhje.
Pra në këtë aspekt bota e krimit po zien.
U njoftua se po shkonte në Durrës, e denoncova sepse dyshova shumë se po shkonte ti çonte Pojën Erion Veliajt. Dhe unë i jap paralajmërimin më të fortë Xhevdet Troplinit; të mos përzihet, të mos kërcënojë, se do të ketë pasojat më të rënda. Se nuk e çoi kot.
E anuloi vizitën, sigurisht se e denoncova në media, dhe e dinte se do të shkonit dhe ju pas, e skishte si të takohej me të.
Tani të dashur qytetare dhe qytetarë!
Halle, halle kjo dynja, halli, hallit nuk i ngjan.
Edi Ramës i janë mbytur xhemitë .
Sot në sytë e botës ai është një kukull mjerane e Xhorxh Sorosit.
Ai siç e patë ju, ka fshirë të gjitha fotografitë që ka pasur në Instagram me Alexis Soros, dhe me Yuri Kim.
Pyetje: Kontratë me LaCivita do ta publikoni?
Sali Berisha: Absolutisht po, dhe po të garantoj se e tëra do të kalojë, do të jetë para me origjinë të kristaltë me transfertë bankare siç kërkon ligji dhe rregulli, pa asnjë dyshim.
Ju falënderoj.