Berisha: Rrogëtarët e bashkisë, disa prej tyre të armatosur, rrethuan dje Skrapin

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një prononcim për mediat para Kuvendit tha se, rrogëtarët e bashkisë rrethuan, disa prej tyre të armatosur, rrethuan dje Skrapin. Ai tha më tej se, tronditëse është fakti se ka dërguar në qeli në Durrës dhe do i dërgojë Pojën që t’ia mbyllë gojën Veliajt.

“Unë nuk kam parë asnjë militant të PS, kam parë vetëm policët dhe rrogëtarët e bashkisë, çka është absolutisht e dënueshme.

Protesta e demokratëve, ajo është një konferencë shtypi që bëj unë aty, unë bëj një konferencë shtypi aty, kurse ky dërgoi policinë bashkiake, e dënueshme në ligj dhe çdo gjë. Ata rrethuan, të armatosur disa prej tyre, rrethuan Skrapin që po të merrnin urdhër.

Tronditëse është fakti se ka dërguar në qeli në Durrës dhe do i dërgojë Pojën që t’ia mbyllë gojën. Pra, funksionon me një kod mafioz të tmerrshëm.

Tani kam këtu të dhëna të tjera të tmerrshme, sepse duket se Velica ka bërë garë me Lajla Asadin.

Ju e morët vesh që 1 milion euro e kishte garderobën, fustanet e shoqja e Asadit, Lajla. Ia numëruan kur shkoi në Moskë.

Kurse 867 mijë euro del kjo e Erion Veliajt.

Megjithatë mund t’u them se qindra e qindra artikuj janë përjashtuar nga Skrapi, se ankohen…

Do shihni ju sa janë përjashtuar që nuk janë regjistruar aty fare”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …