Në Kuvend u diskutua edhe për faktin se shumë simpatizantë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u mblodhën përpara GJKKO-së. Bardhi u shpreh se është urdhëruar administrata e Bashkisë që të ushtrohet presion ndaj institucioneve të drejtësisë.
Ndërsa, ministri Hoxha replikoi, duke thënë se nuk ka qenë një protestë, por përpara GJKKO ishin simpatizantë dhe se nuk ka pasur incidente.
“Pjesëmarrësit dje kanë penguar makinën e policisë që të dilte nga GJKKO, që po merrte një të akuzuar për korrupsion. U urdhërua administrata e Bashkisë që të ushtrohet presion ndaj institucioneve të drejtësisë. Ata njerëz paguhen për t’ju shërbyer qytetarëve dhe jo të shkojnë aty të bëjnë presion ndaj drejtësisë”, tha Bardhi.
Gazeta RD