Pse policia nuk shkoi te SPAK? Hoxha: Ishin simpatizantë, jo protestues, ndaj nuk shkoi

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, duke u përpjekur të justifikojë standartet e dyfishta, tha se policia nuk ishte prezente ditën e djeshme në ambientet e SPAK, pasi nuk ishte lajmëruar për mbajtjen e një proteste.

Rikujtomë se lajmi që, “punonjësit e bashkisë” do të protestonin me urdhër nga lart para SPAK, ishte bërë publik në media dhe rrjete sociale një natë më parë. Dhe sikur të mos mjaftonte tubimi në mëngjes, u bë sërish publik lajmi se në orën 17:00 ata do të grumbulloheshin sërish para SPAK për të protestuar.

Ministri Hoxha thotë se njerëzit që u mblodhën nuk ishin protestues, por simpatizantë të Veliajt.

“Në kushtet e një mase sigurie, Policia e Shtetit merr masat për të siguruar SPAK, e ka me detyrë. Aty ndodhen edhe punonjësit e Gardës, të cilët janë në krye të detyrës. Ata patën një vështirësi dje për shkak të grumbullimit të papritur të personave, të cilët ishin simpatizantë dhe jo protestues. Protestuesit e mëparshëm kanë qenë të lajmëruar”, tha ministri Hoxha.

I pyetur nga gazetarët nëse do ta shkarkojë Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ministri nuk u përgjigj, por tha: “Janë dy gjera të ndryshme, protestuesit e mëparshëm kanë qenë të lajmëruar”.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …